Nënkryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi ka thumbuar Bashkimin Demokratik për Integrim që para pak kohësh ka zbuluar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj që do të jenë pjesë e qeverisë teknike të Maqedonisë.
Ibrahimi në rrjetin e tij social ka shkruar: Hajduti Qimen e ndërron, por vjedhjen nuk e harron.
Përndryshe, ky veprim i BDI’së e cila në të gjitha sondazhet e realizuara ka pësuar rënie te ndjeshme, nga opinionistë të ndryshëm konsiderohet si një taktikë e vonuar. “Ahmeti i vjetër me një ekip të ri”, shkruan profesori Sefer Tahiri, ndërsa diplomati Arsim Zekolli ka thënë se fytyrat e reja politike në opozitën shqiptare në Shkup, e kanë detyruar kreun e BDI-së Ali Ahmetin që të delegojë pionë të rinj në kabinete.
Mirëpo, ende pa kaluar 24 orë kanë filluar pakënaqësitë brendapartiake në BDI. Raportohet se dega e Strugës të BDI-së nuk do të pranojë Faton Pollozhanin si nominim të Strugës për postin e zv/ministrit të transportit dhe njëherësh të njëjtin do e kundërshtoj, bën të ditur portali lokal Strugalajm, duke u thirrur në degën e BDI-së në Strugë. Këtë qëndrim siç thuhet e konfirmon edhe kryetari i degës Ramiz Merko i cili ka thënë se kjo kandidaturë është pritur me kundërshti në strukturat e partisë.
Përndryshe, ndaj këtyre zhvillimeve të heshtur deri më tani kanë qëndruar dy ministrat e përhershëm – siç njihen në opinion, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi, të dy këta protagonistë të një numri të konsiderueshëm aferash nga më të ndryshme, prej atyre korruptive, e deri tek ato amorale.
You Might also Like
Dijetarët e Medh’hebeve në lidhje me Salatur-Regaibin
Dijetarët e Medh'hebeve në lidhje me Salatur-Regaibin Dijetari i njohur i medhhebit hanefit, Ibën…
By
Redaksia
5 Min Read
Ezan midis Kanadasë
Zëri i ezanit karakterizoi MuslimFest 2016 të organizuar për herë të 12-të në qytetin Mississauga,…
By
Redaksia
2 Min Read
Abazi: Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i kapjes se shtetit
Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Fond thotë përmes një statusi në rrjetin social facebook se Gjykata…
By
Redaksia
1 Min Read
Pas 30 vjet studimi, murgu budist konvertohet në Islam
Pas 30 vjet studimi, murgu budist konvertohet në Islam Pas studimit të të gjitha religjioneve…
By
Redaksia
1 Min Read
Bashkëpunëtorët e Gruevskit i vranë shtatë emigrantë të huaj dhe dolën nga burgu, çka ndodh me shqiptarët e rastit “Monstra”
Shkup, 13 maj – Gjykatat në Maqedoni janë përfundimisht të politizuara dhe në kontroll të…
By
Redaksia
3 Min Read
Maqedonia kërkon ndihmë nga Turqia për gjetjen e Elifit
Edhe 15 ditë pas vërshimeve nuk është arritur që të zbardhet fati i Elifit 16…
By
Redaksia
1 Min Read
