“Nëse Maqedonia pranon kampe refugjatësh do të ishte keq për shtetin. Më vonë vështirë do të bëhej largimi, ndërsa një pjesë e refugjatëve me siguri do të ngelnin”, vlerësoi Vlado Dimoski nga Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë, transmeton zhurnal.mk
Kriza në Siri dhe rrjedha e refugjatëve të cilët nga Greqia po futen në Maqedoni dhe po shkojnë drejtë Perëndimit nuk po ndalet. Në opinion po shpërndahet frika se nga Maqedonia mund që të kërkohet të bëhet zonë tampon për refugjatët dhe në territorin e saj të hapen kampet e refugjatëve. Vlado Dimoski nga Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjat nga Shkupi, prapa vetes ka një përvojë 18 vjeçare në këtë sferë.
“Maqedonia për herë të katërt po përballet me një problem të këtillë. I mbajmë mend krizën boshnjake dhe atë kosovare, 2001 kur kishim shpërngulje të brendshme në Maqedoni dhe tani kjo rrjedhë e refugjatëve nga Siria dhe rrethina e saj.
Bëhet fjalë për numër të madh të refugjatëve të cilët po kalojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë, qëllimi i tyre nuk është që të ngelin këtu.
Nga fillimi i vitit të kaluar deri në muajin qershor, rreth 200.000 refugjat kaluan nëpërmjet territorit tonë.
Në këtë moment ai numër po lëviz rreth 800.000 refugjat të cilët kanë ikur në Perëndim dhe aq, ndoshta më shumë që presin në kufij e Maqedonisë për ta vazhduar rrugën për në Evropë”, deklaroi Dimoski, transmeton zhurnal.mk