Presidenti palestinez, Mahmud Abas njoftoi të dielën pasoja të mundshme në rast të bllokimit të kërkesës së ardhshme palestineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të paraqitet pas disa ditëve. Gjatë një interviste për faqen egjiptiane të informacionit “Bawaba News”, e marrë nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, presidenti palestinez kërcënoi me frenimin e koordinimit për sigurinë me Izraelin si edhe shpërbërjen e Autoritetit Kombëtar Palestinez. Presidenti Abas përmendi edhe presionin amerikan, që sipas tij ishte një nga arsyet kryesore të dështimit të lëvizjes palestineze më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më 30 dhjetor Autoriteti Palestinez paraqiti një projektrezolutë për çështjen e krijimit të shtetit palestinez në territoret aktuale, që u hodh poshtë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me tetë vota pro dhe dy kundër.
You Might also Like
“Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”
Një postim në Facebook që kërkon shprehjen e solidaritetit dhe keqardhjes për sulmin kamikaze në…
By
2 Min Read
Kush fiton azil në Gjermani?
Qindra-mijëra njerëz që u bëjnë ballë deteve të pabesa dhe udhëtimeve të ashpra, në kërkim…
By
7 Min Read
Lufta 8 ditore në Gaza – Dëmet e armikut dhe të arriturat e rezistencës
Regjimi sionist të mërkurën e kaluar me 14 nëntor, me vrasjen e komandantit të brigadave…
By
2 Min Read
Shpërthim i fuqishëm buçiti në selinë e “Hezbollah-ut” në Bejrut
Shpërthimi gjëmoi në selinë e lëvizjes libaneze shiite "Hezbollah" të vendosur në rrethinat jugore të…
By
0 Min Read
Siri: Gjendja e refugjatëve rëndohet në masë të madhe
Mbi 600 mijë refugjate sirianë ndodhen në Liban, duke iu referuar shifrave te OKB-së, ndërsa…
By
1 Min Read
Amnesty International, akuza të rënda regjimit të Assad-it
Familjet e viktimave ishin detyruar të jepnin deklarata të rreme, se të afërmit e tyre…
By
3 Min Read
