Simbolet etnike dhe fetare, SHBA e BE bëjnë thirrje për respekt të ndërsjellë

Protestat dhe incidentin që erdhën si pasojë e simboleve fetare dhe etnike në Çair dhe Butel i kanë komentuar edhe ambasadat e huaja në vend. Ambasada e BE-së edhe pse ka inkurajuar qytetarët ti shprehin lirshëm bindjet e tyre, ka kërkuar të bëhet ndarje të shtetit nga grupet dhe komunitetet religjioze, njofton Alsat M.

“Të gjithë qytetarët janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozitës pronësore dhe shoqërore. Kushtetuta garanton lirinë e besimit fetar dhe të drejtën për të shprehur besimin e lirë dhe publik, individual apo me të tjerët. Komunitetet dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti dhe të barabartë para ligjit”, thanë nga ambasada e BE-së.

Nga ambasada Amerikane në Shkup thonë se nuk ka nevojë për përshkallëzim të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare duke kërkuar tolerancë dhe respekt të ndërsjellë si dhe evitim të incidenteve në të ardhmen.

“Inkurajojmë komunitetet fetare dhe etnike të Maqedonisë të përqendrohen në forcimin e respektit dhe mirëkuptimit reciprok në të gjithë komunitetet”, deklaruan nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakVIDEO – Si ta largoj frikën nga vdekja
Artikulli vijuesAlbert Musliu: Maqedonia ndoshta më shumë se Vatikani financon ideja të Kishës