Nëse tek ti gjenden këto 10 gjëra, atëherë ti vërtet e do Allahun

Imam el-Bejheki, Shu’eb el-Iman

Mehabetullah (dashuria ndaj Allahut) është një shprehje që përfshin shumë kuptime:
1. Besimin e patundur se Ai – i lartësuar qoftë emri i Tij – është i lavdërueshëm nga çdo anë; se Ai, më çdo cilësi të Tijën, është i denjë për lavd.

2. Besimi i patundur se Ai është dashamirës ndaj robërve të Tij, u jep mirësi të panumërta.

3. Bindja se mirësia e Tij është më e madhe dhe më e lartë sesa falënderimi që robi mund ta shprehë me fjalët e mira dhe me punët e shumta.

4. Që robi të mos përbuzë urdhrat e Tij a t’i konsiderojë të rënda e të tepërta detyrimet ndaj Tij.

5. Që robi të jetë i mbushur me respekt nga frika se mos Allahu po e lë atë, duke e ditur se njohja që i është dhuruar dhe teuhidi që i është bërë i hijshëm dhe madhështor mund t’i merren.

6. Që krejt shpresat e tij të jenë të lidhura për Të dhe asnjëherë të mos ndjehet i pavarur nga Ai.

7. Që këto kuptime, të gdhendura thellë në zemrën e tij, ta nxisin atë ta përmendë (dhikr) vazhdimisht Atë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

8. Që të mundohet për kryerjen sa më të plotë të farzeve (obligimeve) dhe t’i afrohet Atij më shumë nëpërmjet nafileve (punëve vullnetare) aq sa të ketë mundësi.

9. Kur ta dëgjojë dikë ta lavdërojë Atë, të bëhet i afërt me të dhe të mundohet në privatësi dhe publikisht që të këtillin ta ndihmojë materialisht dhe ta mbështetë miqësisht.

10. Kur të dëgjojë dikë ta përmendë (dhikr) Atë, ta ndihmojë, kurse, kur ta shohë dikë në devijim të qartë, t’i kundërvihet atij në privatësi e publikisht dhe ta lërë atë.

Kështu, kur në një zemër të gjenden të gjitha këto kuptime, kjo quhet dashuria ndaj Allahut (mehabetullah). Edhe pse këto kuptime nuk janë të përmendura në një vend, ato gjenden të shpërndara në mësime të shumta të pejgamberit r dhe të atyre që e ndoqën atë./mb

Artikulli paraprakNë luftë e vëreja ndihmën e Allahut
Artikulli vijuesPamje të frikshme / Ja momenti i shpërthimit në Stamboll (VIDEO)