Nesër certifikohen 155 rekrutë të FSK-së

Ceremonia e certifikimit të 155 rekrutëve të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimin bazik nëntë javor, mbahet nesër në Kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ferizaj, njoftoi Ministria për Forcën e Sigurisë.

Në ceremoni, siç njoftohet, të pranishëm do të jenë ministri për Forcës së Sigurisë Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, përfaqësues të ambasadave në Kosovë, atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, familjarë të rekrutëve etj.
 
Trajnimi bazik i rekrutëve që do të certifikohen ka zgjatur u bë në periudhën 2 mars – 30 prill. /KP/.kohaislame
Artikulli paraprakIsh-kryetari i Vushtrrisë, i përfshirë në fajde?
Artikulli vijuesEkzekutimi i trafikantëve të drogës, Australia tërheq ambasadorin nga Indonezia