Nesër publikohen emrat e ushtarëve të “Shigjetës”

Nesër do të fillojë publikimi i listave të pjesëmarrësve në luftën e UÇK-së nga Shtabi i Përgjithshëm.

Sipas kryetarit të veteranëve të UÇK-së, pranë zyrës së Kryeministrit, publikimi do të fillojë me Operacionin “Shigjeta”, e ditëve në vazhdim me njësitë tjera të ShP të UÇK-së.
 
“Ju njoftoj të gjithë të cilët jeni të interesuar se nesër do të fillojnë të publikohen listat e SHP të UÇK-së dhe njësive vartëse ku do të fillohet me Operacionin ‘Shigjeta’ dhe po ashtu disa njësi vartëse të SHP, dhe kështu gjatë kësaj jave do të jenë të publikuara të gjitha listat paraprake të të gjithë aplikantëve.

Duke shpresuar në mbështetjen dhe ndihmën e të gjithëve, shpresojmë që ky proces të përfundojë shpejt dhe mbas përfundimit të ankesave dhe miratimit të listave përfundimtare të gjithë të fillojnë me realizimin e të drejtave dhe beneficioneve të cilat iu takojnë me ligjet në fuqi e të cilat ligje e njohin dhe e ligjërojnë atë e cila është më e rëndësishmja, luftën çlirimtare, dhe përcaktojnë statusin meritor të UÇK-së”, ka shkruar Faik Fazliu.kohaislame
Artikulli paraprakObama ofron 200 milionë $ ndihmë për Irakun
Artikulli vijuesGjykata e Hagës, kërkon kthimin e menjëhershëm të Sheshelit nën mbajtje