Obama ofron 200 milionë $ ndihmë për Irakun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka ofruar Irakut 200 milionë dollarë për të ndihmuar të zhvendosurit nga militantët e Shtetit Islamik.

Obama, i cili ka takuar sot në Uashington kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, ka thënë se familjet dhe fëmijët kanë vuajtur për shkak të aktiviteteve të grupit militant dhe se Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbështesin ata.

Obama po ashtu ka lavdëruar përparimin që kanë bërë forcat e Irakut, të mbështetura nga SHBA-ja, në zmbrapsjen e grupit të Shtetit Islamik.
Megjithatë, presidenti amerikan ka paralajmëruar se mposhtja e militantëve do të jetë një proces i gjatë. kohaislame
Artikulli paraprakVetëvendosje i tregon ambasadorit britanik për kapje të shtetit
Artikulli vijuesNesër publikohen emrat e ushtarëve të “Shigjetës”