Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu priti sot kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që ka mbërritur në këtë vend për një vizitë dyditore.
Liderët nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë.
Netanjahu theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, që shënojnë 25-vjetorin e lidhjes diplomatike mes dy vendeve, se miqësia mes shqiptarëve dhe hebrenjve daton që nga Holokausti, kur shqiptarët mbrojtën hebrenjtë dhe nuk i dorëzuan tek nazistët.
“Ne nuk do i harrojmë kurrë miqtë tanë,” tha Netanjahu, duke theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj.
Gjatë Holokaustit, shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë, raportojnë disa nga mediat e mëdha izraelitë.
73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita.