Shtabi i brigadës së ushtrisë çlirimtare siriane kërcënon me likuidimin e pengjeve Iranian

Kanë publikuar kërcënimin e tyre me fotografi dhe i kanë dhënë ultimatum sistemit të Beshar Asadit 48 orë para se të fillojnë me likuidimin e pengjeve.

Ushtria çlirimtare e Sirisë i kanë dhënë ultimatum 48 orësh Beshar Asadit në publikimin fotografik para se të likuidojnë pengjet Iraniane që gjenden që dy muaj tek ta sipas raportit që i është dhënë kanalit televiziv “Arabiya“ sot të premten.
Të zënit rob Iranian mund të përjetojnë një përfundim fatkeq nëse kalon koha e caktuar që i ka dhënë ushtria çlirimtare sistemit qeveritar sirian që prapa kësaj qëndron edhe Irani, që ka që dy muaj që janë zënë rob brenda tokës siriane.
Koha e 48 orëve ka filluar nga momenti i publikimit filmik.
Ngjarja e robërve Iranian është qysh nga fillimi i gushtit kur shtabi i brigadës së ushtrisë çlirimtare njoftoi për kapjen e pengjeve iraniane në një lagje të Damaskut.
Kanë thënë se identitetet e tyre si ushtarak të lartë, që kanë ardhur ti bashkohen ushtrisë qeveritare, janë zbuluar në njërin nga të zënët rob që në dokumentin e tij shkruante që është oficer Iranian./mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakFrancë – Bletët prodhojnë mjaltë ngjyra – ngjyra
Artikulli vijuesGjuha tmerruse e presidentes Jahjaga