Neuer “kërcënon” Messin

0
216
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer ka thënë për L’Equipe se do i tregojë yllit të Barcelonës, Leo Messit se “kush është bossi” në prag të takimit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Neuer dhe Messi do të takohen për herë të parë që nga finalja e Botërorit të vitit 2014.
 
Gjermani ka shumë respekt për Messin, por është i bindur se mund ta neutralizojë atë sërish.
 
“Kam shumë respekt për Messin dhe për gjithçka ai ka arritur. Ai është shumë modest”, deklaroi fillimisht Neuer, transmeton Koha.net.
 
“Por është vendimtare që të tregoj autoritet kur do të takohemi në fushë dhe të i tregoj se kush është bossi. E bëra të njëjtën gjë në finale të Botërorit dhe funksionoi shumë mirë”, shtoi ai.
 
“Duhet të bëjmë paraqitje të mirë fizike, të karakterit tonë dhe të mos jemi të mëshirshëm”, tha mes tjerash gjermani.