New York Times: Patriot në fund të janarit në Turqi

Gazeta amerikane “The New York Times” njoftoi se 6 sisteme të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot që do të dërgohen nga 3 vende anëtare të aleancës e që do të jenë nën komandën e NATO-s do të jenë të gatshme deri në fund të muajit janar, ndërkaq bëhet e ditur që së bashku me këto sisteme do të jenë të angazhuar edhe 400 ushtarë.

Në lajmin e saj gazeta New York Times njofton se janë duke vazhduar punimet për dislokimin e 6 sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot, të cilat do të dërgohen nga 2 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Holanda.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, deklaroj se është miratuat dërgimi i sistemeve Patriot në Turqi dhe se për këtë detyrë në Turqi do të jenë të angazhuar 400 ushtarë.

Edhe Ministri i shtetit të Gjermanisë, Michael Link në deklaratën e bërë dje ka thënë që sistemi i raketave Patriot sipas të gjitha gjasave do të vendoset në afërsi të qytetit Kahramanmarash.

Ndërkohë pritet që Asambleja Federale e Gjermanisë të diskutoj në lidhje me projektvendimin për dërgimin e raketave Patriot në Turqi. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakÇfarë duhet të presim nga Apple TV
Artikulli vijues5 dhimbje që nuk duhet t'i neglizhoni