Ramazan në Indonezi, tolerancë dhe pajtim

Muaji i Ramazanit për myslimanët në Indonezi, përveç ritualeve të tjera, është edhe muaj i pajtimit mes palëve në konflikt, të cilët i zgjasin dorën njëri-tjetrit për të harruar sherret e të shkuarës. Kjo bëhet kryesisht në ambientet e xhamive.

Gjatë ditës së Ramazanit, indonezianët i mbyllin të gjitha restorantet dhe kafenetë, në respekt të agjëruesve. Ndërkohë xhamitë ofrojnë iftare falas për të gjithë frekuentuesit dhe agjëruesit.
Numri i xhamive të mëdha në Indonezi është mbi njëqind mijë xhami, ndërkohë që xhamitë e vogla janë mbi gjysmë milioni, ku falen pesë namazet, mbahen mësime fetare dhe kurse për mësimin e Kuranit, sidomos gjatë Ramazanit.
Islami në Indonezi ka depërtuar në shekullin e tetë Hixhri, nëpërmjet tregtarëve myslimanë nga India dhe vendet arabe. Sumatra ka qenë qendra e parë nga ku filloi përhapja e Islamit në vend dhe për rrjedhojë dhe shteti i parë islam atje. Indonezia është shteti mysliman me popullsinë më të madhe në botë, ku nga 238 milionë banorë, 85% e tyre janë myslimanë.
Gjatë muajit të Ramazanit, të rinjtë mblidhen pranë xhamive dhe këndojnë ilaçi dhe lutje të ndryshme gjer në kohën e syfyrit, ku fillojnë të zgjojnë njerëzit me anën e daulleve tradicionale.
Shkollat dhe institucionet arsimore janë maksimalisht të organizuara për tu ofruar nxënësve dhe studentëve informacionin e duhur lidhur me Ramazanin. Ato organizojnë konkurse të shumta lidhur me leximin dhe mësimin përmendësh të Kuranit, ku përfituesit akordohen çmime dhe shpërblime të ndryshme.
Autoritetet lokale merren me pastrimin e ambienteve, sidomos atyre përreth xhamive, si dhe organizojnë programe të ndryshme gjatë këtij muaji. /aonline/kohaislame

Artikulli paraprakBurri therrë me thikë gruan në mes të Shkupit
Artikulli vijuesKrasniqi uron besimtarët muslimanë