Thaçi: PDK po mobilizohet

Kryesia e PDK-së, pak më parë ka përfunduar mbledhjen e saj, në të cilën është diskutuar rreth zgjedhjeve të brendshme të partisë, koalicionit qeverisës, vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe procesit të privatizimit.

Pas mbledhjes, kryetari Hashim Thaçi ka thënë se mbledhja është zhvilluar në një atmosferë demokratike, në të cilën janë biseduar proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. “Ishte konkluzion i përbashkët për të nxjerr rregulloren e përbashkët për zgjedhjet e brendshme në parti. Kemi diskutuar edhe për procesin e mundshëm të dialogut Prishtinë-Beograd, për normalizim të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë, gjithashtu edhe për procesin e privatizimit”, ka thënë Thaçi, raporton OraInfo.

Thaçi, i cili aktualisht wshtw kryeministwr i Kosovws, ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë. “PDK do të vazhdoj t’i kthehet punëve dhe agjendës partiake, t’i mbaj mbledhjet e rregullta të Kryesisë dhe Këshillit drejtues të partisë dhe të gjitha strukturave për një mobilizim të ri për fuqi të re dhe fitore të reja”, ka thënë i pari i PDK-së..

I pyetur se pse Azem Syla e ka lëshuar mbledhjen i pari, Thaçi ka thënë se ai nuk ka mbajtur evidencë kush ka dalë e kush ka hyrë i pari në mbledhje. “Të them të drejtën nuk e kam shikuar kush ka dalë i pari, kam qenë në rol të kryetarit të partisë ashtu si me takon me statut. Nuk është në profilin tim të regjistroj kush nga ne ka qëndruar e kush ka dalë. Mirëpo ka pasur një mobilizim për punë të mëtutjeshme dhe për respektimin e plot të statutit dhe programit të partisë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se për të gjitha këto është formuar një Komision i cili do të udhëhiqet nga ai.kohaislame

Artikulli paraprakEdhe Serbia duhet t’i gëlltisë disa gjëra që s’i dëshiron!
Artikulli vijuesHEZBOLLAHU KËRCËNON SHTETET E BASHKUARA