Nga 3 vjet e 6 muaj burg për dy ish-luftëtarët kosovarë të “Al- Nusras”

Shkuarja në Siri e dy kosovarëve, që ishin luftëtarë të organizatës terroriste, “Al- Nusra”, Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, u ka kushtuar me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim secilit
Gjykata Themelore e Prishtinës këtë aktgjykim e ka shpallur të martën. Ata janë edhe të akuzuarit e parë, të cilët u dënuan në Kosovë për veprën penale “organizim ose pjesëmarrje në grupe terroriste”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vitin 2013, dy kosovarët i ishin bashkuar kësaj organizate, por ishin larguar prej atje vullnetarisht vetëm pasi kishte filluar konflikti me organizatën tjetër terroriste, ISIS. Këto dy organizata kishin barë garë për marrjen e komandës.

Vendimi ndaj Livorekës dhe Behlulit është marrë që në seancën e dytë, pasi që kur është mbajtur shqyrtimi fillestar, ata kanë pranuar fajësinë. Në këtë rast gjykata ka shkuar direkt me nxjerrjen e aktgjykimit.

Artikulli paraprakKomunitetet fetare në Shqipëri kundër projektligjit për homoseksualët
Artikulli vijuesKryeprokurori i Shqipërisë: Kanabisi në Lazarat nuk ka lidhje me ISIS-in