DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, MË 19 GUSHT

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 18 gusht, kurse dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 19 gusht.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër – Bajramit do të mbahet në chaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami, Sabri Bajgora.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 6:23, Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh për festën.

Më 19 gusht, myftiu Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00 deri në 12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër-Bajramit, duke e lutur Zotin që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit!, thuhet në njoftimin e BIK-ut.kohaislame

Artikulli paraprakFesta e Bajramit si festë e njohur zyrtarisht ne Hamburg
Artikulli vijuesPlatiniumi më i vlefshëm se jeta e minatorëve jugafrikan