Nga e hëna, çdokush do të mund t’i transportoj emigrantët

Që nga dita kur në Gazetën Zyrtare do të shpallen ndryshimet në Ligjin për Azil, çdo qytetar që në rrugë do të takojë emigrantë, do të mund t’i transportojë pa ndonjë problem. Shpallja besohet të bëhet më së voni deri në ditën e hënë, njofton SHENJA.
 
Deri më tani, në bazë ligjit, ishte e ndaluar që të bëhet transportimi i emigrantëve. Me ndryshimet e reja të Kodit Penal, pasi që të evidentohen nga shërbimet e policisë kufitare, emigrantët në afat prej 72 orëve duhet të kalojnë 200 kilometrat prej vendkalimit kufitar “Bogorodica” deri te vendkalimi “Tabanovc” me autobusë, taksi, apo me ndonjë transport tjetër.
 
“Këto ndryshime ligjore hyjnë në fuqi sapo të publikohen në Gazetën Zyrtare. Kjo mund të ndodhë sot, nesër ose më së voni të hënën. Këto ndryshime do të kontribuojnë në sigurinë e emigrantëve. Ata do të mund të blejnë, për shembull, bileta dhe me autobus, në mënyrë të sigurt të arrijnë në Shkup apo në Kumanovë”, ka thënë Ivo Kotevski nga Ministria e Punëve të Brendshme. /SHENJA/
Artikulli paraprakBota duhet të shikojë mbi krimet e Asadit
Artikulli vijuesAtmosfera e Ramazanit në Tiranë