Miliona myslimanë janë mbledhur sëbashku anembanë botës për të festuar ditën e parë të festës me karakter fetar Islam të Eid-al Adha, ose sikurse njihet ndryshe në shqip, festa e Kurban Bajramit.
Kjo festë, që njihet gjithashtu si “festa e sakrificës” përkujton vullnetin e Profetit Ibrahim, që njihet si Abrahami për të krishterët dhe hebrenjtë – për të sakrifikuar birin e tij përpara se Zoti t’i jepte një dash për të therrur si Kurban.
Gjatë festës tre-ditore, myslimanët therin kafshën e gjallë, duke shpërndarë një pjesë të mishit për të varfërit dhe të tjerë.
Pamjet mbërrijnë nga Gaza dhe nga Meka, ku njerëzit shihen duke therur kafshë dhe haxhilerët që po përfundojnë ritualin e haxhit këto ditë.