Nis viti i ri shkollor, 27 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banga

Për herë të parë në bangat e shkollës do të ulen sot 27 mijë vogëlushë me fillimin e vitit të ri shkollor
Ministrja Nikolla dje përcolli urimet me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit.

Me prioritet, tha Ministrja, do të shihen fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit që japin mësim në shkollat në zonat e thella rurale.

Ky vit i ri shkollor nis me problematikën më të madhe që lidhet me implementimin e ligjit të ri të arsimit dhe me çështjen e maturantëve që prej kohësh “vlon” në Shqipëri.

Ndërsa një problematikë tjetër është ajo e trafikut në Tiranë që si pasojë edhe e shumë kantiereve të ndërtimit që janë hapur në kryeqytet është krijuar një kaos në trafik.

Artikulli paraprakNga Gaza në Mekë, ja si e festuan myslimanët Bajramin në botë
Artikulli vijuesFloriri është vetëm për shëmtaraqet!