Mbrëmë pata rastin të takohem me një njeri të mrekullueshëm, hafizin e ri të Kuranit. Quhet Edin Hamzic. Ai është nga Maglaj.
Gjatë bisedës sonë prekëm edhe temën e Kuranit. Ai tregonte se më parë ka kënduar muzikë rep dhe ka pas edhe albume. Më vonë iu kthye fesë dhe filloi rrugën e mësimit të Kuranit përmendsh. Këto ditë u bënë një vit nga dhënia e provimit para komisionit të hifzit pranë Rijasetit të Bashkësisë islame.
Është interesant edhe fakti që Edini, sufaren e ka mësu në vitin 2010 në moshën 18 vjeçare, para imamit të qytetit të tij. Nga sufarja deri në përfundimin e hifzit kaluan katër vite.
“Kurani është dashuria ime më e madhe. Në të kaluarën kam pas shumë hobe, mirëpo Kurani i tejkaloi të gjitha në zemrën time. Duke u shoqëruar me Kuranin e gjeta qetësinë dhe rehatinë që më mungonte, dhe pas çdo ajeti u ndjeva më i fortë dhe i pastër. Pas dhënies së provimit të hifzit më duhet ta përsëris atë që e kam mësuar por edhe ta praktikoj në jetën e përditshme”, thotë Edini.
Për rastin e Edinit duhet të mendojmë shumë, si Allahu i Madhërishëm ndryshon gjendjet e njerëzve dhe i nxjerr nga errësira në dritë. Nuk guxojmë askënd ta refuzojmë apo ta urrejmë sepse asnjëherë nuk e dimë të ardhmen e njerëzve dhe sa të mirë mund të bëhen.
Ky djalosh njeh rrjedhshëm disa gjuhë të huaja, është njeri aktiv në shoqëri, është i dëgjueshëm ndaj prindërve dhe një mik i mirë.
Lusim Allahun t’i jap çdo të mirë në këtë dhe në Botën Tjetër. Amin!
Burimi: Preprod.com
Përshtati: Islampress