NGA ROBËRIT E MI DISA U ZGJUAN DUKE MË BESUAR NDËRSA DISA DUKE MË MOHUAR

Zejd Bin Halid El Xhuhenijj transmeton se: Pejgamberi, Alejhi selam, e fali namazin e sabahut ne Hudejbijje me ne pasi qe shiu ishte ndalur dhe kur e kreu (namazin) u kthye kah ne dhe tha: A e dini se çfarë ka thënë Zoti juaj? Thane: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine! Tha: Nga robërit e Mi ka qe u zgjuan duke qene besimtare ne Mua dhe disa duke me mohuar Mua. Kush ka thënë: Ua zbriti shiu nga dhuntia dhe mëshira e Allahut, ai me ka besuar Mua dhe ka mohuar yjet, ndërsa ai, qe ka thënë: Na zbriti shi nga filan ylli (te cilëve ua përshkruanin shiun ne injorance), ai me ka mohuar Mua dhe ka besuar ne yll”. (Buhariu & Muslimi)

Shprehjet e hadithit:
Hudejbijje: Emër i një vendi afër Mekkes; një pjese e tij konsiderohet e shenjte (nuk lejohet therja, mbytja, gjuetia) ndërsa një pjese jo. Këtë emër e ka marrur nga një pus, i cili ishte aty. Është thënë se është quajtur kështu nga pema e Hadbas-se.
pas ndaljes se shiut.
Njëjës i fjalës Envae, i cili shpreh fazat e hënës apo yjeve. Është thënë poashtu se për qellim janë yjet, te cilëve ne periudhën paraislame arabet ua përshkruanin shiun.

Disa çështje te periudhës paraislame:
Allahu, subhanehu ve teala, hënës i ka caktuar faza te caktuara, siç thotë: “Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë)”. (Jasin, 39) Këto faza, te cilat janë 28, bien gjate tere vitit. Përafërsisht, ne çdo te 13-tën nate, vie një faze, me te cilën një yll nga perëndimi bie ndërsa lind një tjetër ne lindje, si shenje e kësaj faze. Kësaj rënie dhe kësaj lindjeje te yjeve, hadithi ua dhe këtë emërtim: الأنواء. Hëna vazhdon kështu gjate tere vitit derisa te përfundojnë te këto 28 faza, përfundimi i te cilave njeherit shënon edhe përfundimin e vitit.
Arabet, ne periudhën para islame, kur te binte shi, ia përshkruanin këtë begati këtyre yjeve dhe fazave, duke thënë: Na zbriti shi nga filan e filan ylli, ndërsa kur erdhi Islami, e demantoi këtë besim, duke e konsideruara si mohim te Zotit si dhe urdhëroi qe kjo begati t’i përshkruhet Allahut, subhanehu ve teala. Pra ky shi ka zbritur nga dhuntia dhe mëshira e Allahut, përndryshe rënia apo lindja e çfarëdo ylli nuk ka aspak ndikim ne këtë.
Ky lloj besimi, edhe nëse ka qene prej periudhës paraislame, megjithatë Pejgamberi, Alejhi selam, na njoftoi se do te ndodhe edhe ne mesin e këtij ummeti, ku njerëz shiun do t’ua përshkruajnë yjeve. Kësaj gjëje iu frikësua Pejgamberi, Alejhi selam për ummetin e tij, si jo kur kjo është frike nga rënia ne pabesim, ose ne shkaqet, te cilat te shpijnë ne pabesim. Ne sahihun e Muslimit, Ebu Malik El Esh’ariu transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: ” Ne ummetin tim do te mbesin katër gjera te periudhës paraislame, te cilat nuk i lëshojnë dot: Mburrja me origjine, fyerja (ofendimi) ne prejardhje, lutja yjet për shi dhe vajtimi”.
Ndërsa ne një hadith tjetër, te cilën e ka shënuar Tirmidhiu nga Ebu Hurejre qëndron se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: ” Katër gjera janë ne ummetin tim si trashëgimi e periudhës paraislame, te cilat nuk do t’i braktisin: Vajtimit, ofendimi ne prejardhje, infektimi, i cili i shkakton devesë zgjeben dhe e cila kalon ne (infektohen me te) 100 deve( ), kush e sëmuri (me zgjebe) devenë a pare, dhe El Enva’; (qe d.t.th) na zbriti shi nga filan e filan ylli”.
Poashtu ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: ” Tri gjera i kam frike për ummetin tim (se do t’i bëjnë): Lutja e yjeve për shi, padrejtësia dhe largimi i sulltanëve nga e vërteta si dhe përgënjeshtrimi i kaderit (caktimit te Allahut)”. (Transmeton Imam Ahmedi ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si te vërtetë)

Dispozita për përkatësinë e shiut yjeve
Ne hadith, shprehja Kufer-pabesim, iu është atribuuar atyre qe shiut i japin përkatësi te yjeve, por çfarë ne te vërtetë synohet me këtë lloj kufri? E vërteta është se kjo është ne varësi nga qëllimi i personit dhe bindja e tij. Nëse beson se yjet janë ato qe lëshojnë shiun e jo Allahu, subhanehu ve teala, atëherë njeriu i tille automatikisht del prej fesë islame. Pokeshtu qëndron puna edhe nëse lutet tek yjet ashtu siç lutet tek Allahu, subhanehu ve teala,. Kjo për faktin se lloji i pare, besimi se yjet e lëshojnë shiun, d.t.th t’i përshkruash Zotit shok ne krijim (shirk err rrububijje), ndërsa e dyta d.t.th t’i përshkruash Zotit shok ne adhurim (shirku el uluhijj).
Nëse është prej atyre qe beson se Allahu, subhanehu ve teala, e ka krijuar shiun dh se Ai e zbret-lëshon atë prej qielli, por këto yje janë vetëm shkaktare, atëherë kjo -na baze te kontekstit te hadithit- konsiderohet kufer i vogël, i cili nuk te nxjerr prej feje, ose siç e quajnë kufer i nimeteve (mohim i dhuntive nga Allahu, subhanehu ve teala, sepse njeriu nuk ia përshkruaji këtë drejtpërdrejte Allahut).
Nëse thanësi me këtë fjali e ka për qellim kohen, sikur te thuash: “Na zbriti shiun ne kohen e paraqitjes se këtij ylli”, kjo është e lejuar dhe nuk ka asnjë njolle kufri, përveç se e mire do te ishte braktisja e kësaj dhe shprehjeve te ngjashme, ne mënyrë qe te mos vie deri tek ndonjë keqkuptim apo keqinterpretim. Mu për këtë ka thënë Imam Shafiu: Kush thotë se: “Na zbriti shi nga ky yll”, ndërsa e ka për qellim: “Na zbriti shiu ne kohen e paraqitjes se këtij ylli”, ai nuk ka bere kufer, porse tek unë me e preferuar është (braktisja e kësaj shprehjeje dhe përdorimi i) ndonjë shprehjeje tjetër”.
Mu për këtë, e shohim se gabim shprehjen e disa përcaktuesve te kalendarit (takvimit): “Rralle here ndodhe te vonohet ylli i tij (muajit)”, ose “Ky yll është i vërtet”. Këto shprehje janë te gabuara dhe si te tilla nuk lejohen, madje janë te refuzuara drejtpërdrejt fetarisht. Imam Muslimi ne sahihun e tij transmeton një version tjetër te këtij hadithi baze te temës sonë nga Ibni Abbasi ku qëndron: “Ž Njerëzve ne kohen e Pejgamberit, Alejhi selam, iu zbriti një shi ndërsa Pejgamberi, Alejhi selam, tha: Prej njerëzve (sa i përket këtij shiu) ka qe është falënderues dhe ka qe është mohues (kafir)! Thojne (disa): Kjo është mëshire prej Allahut, ndërsa disa te tjerë thane: është treguar i vërtetë filan dhe filan ylli. Tha (Ibni Abbasi): Zbriti ajeti: ” Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve”(Vakia, 75) e deri ne ajetin: “Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni”. (Vakia, 82)

Ruajtja e anës së besimit
Ekziston një urtësi e madhe ne ndalesën e thënies se shprehjeve te lartcekura nga Allahu, subhanehu ve teala. Ajo urtësi është: ruajtja e aspektit besimor (njeshmerise se Allahut) si dhe mbylla e te gjitha vrimave dhe mjeteve, te cilat te shpijnë ne politeizëm, qofte edhe me shprehje te keqinterpretuara dhe te cilat nuk i ka për qellim njeriu. Ngjashëm me këtë është edhe rasti kur një njeri i tha Pejgamberit, Alejhi selam,:”çka te doje Allahu dhe çka te duash ti! Atëbotë Pejgamberi, Alejhi selam, iu kthye dhe i tha: ”A me bere shok te Allahut?! (Jo, mos thuaj ashtu) Por çfarë te doje vetëm Allahu”. (Ahmedi dhe te tjerët)
Ne hadith poashtu aludohet edhe ne ndalimin dhe pengimin e gjerave, qe doemos duhet ndaluar, sepse nëse Allahu, subhanehu ve teala, ka ndaluar qe t’i përshkruhet shiu yjeve, edhe nëse njeriu nuk e beson një gjë te tille se yjet lëshojnë shi, atëherë lutja e te vdekurve, kërkimi ndihme prej tyre, sjellja rreth varrezave te tyre, është edhe me proritare për tu ndaluar. Pra ne hadith është cekur diç me e vogël për tu kuptuar se gjerat tjera me te mëdha, janë edhe me shume te ndaluara. Kjo konsiderohet prej kufrit dhe shirkut, te cilin Allahu, subhanehu ve teala, nuk e fal.
Ky hadith ne përgjithësi sqaron pozitat e njerëzve sa iu përket begative d
he se ata, ne kohen e zbritjes se tyre (dhuntive) ndahen ne besimtare dhe pabesimtare. Pastaj, hadithi aludon ne obligueshmerine e dhënies përkatësi te Allahut, subhanehu ve teala te gjitha begative, i Cili me nderin, bujarinë dhe mëshirën e Tij na begatoi me këtë dhunti.

Marrë nga: www.islamweb.net
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp

Artikulli paraprakOra diellore : Ushqimet anti-trishtim
Artikulli vijuesRaportohet se është vrarë gjenerali sirian i forcave ajrore