Ditë pas dite po mësojmë gjithmonë e më shumë mbi Surface, tabletin me të cilin Microsoft-i po tenton të hyjë në tregun e këtyre pajisjeve. Javën e kaluar mësuam çmimin, disponueshmërinë, modelet dhe disa detaje mbi mënyrën e ndërveprimit me inputin e prekjes. Në videon e radhës, Microsoft-i u tregon disa gazetarëve teknologjikë se çfarë ndodh nëse Surface me Windows RT ju bie nga një lartësi prej rreth 90 cm në një sipërfaqe të fortë. Nga eksperimenti pretendohet se pajisja nuk është dëmtuar Microsoft-i e vendos tabletin në një dhomë të veçantë, të projektuar posaçërisht për realizimin e testimit të rrëzimit të produkteve. Steven Sinofsky, lider në sektorin e Windows, aktivizon gjithashtu edhe kamerën e përparme 720p për të regjistruar të gjithë këtë skenë. Tableti bie në njërin prej cepave dhe nuk pëson asnjë dëmtim të dukshëm. Për më tepër, kamera vazhdon të filmojë. Videon mund ta shihni këtu. (PCWorld Albanian)
You Might also Like
Telefoni “po i ul kokën shoqërisë”
Mjafton t’u hedhësh një sy videove dhe fotove që qarkullojnë në internet për të kuptuar…
By
2 Min Read
Apple thyen rekordin e shitjeve të pajisjes iPad
Charlie Wolf i Needham & Company në fillim besoi që Apple do të shiste 13.5…
By
2 Min Read
Ngadalësim botëror i internetit, fajtor Anonymous?
Anonymous është duke e marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik kundër uebfaqeve kineze – një…
By
2 Min Read
Motoçikletat me kabinë
Shumë i kanë me pasion motoçikletat, mjetet me dy rrota që disa e përdorin për…
By
1 Min Read
Shqiptari krijon aplikacion për t’i bërë të huajt zviceranë
Blerim Bunjaku është një ekspert i IT, afarist i suksesshëm dhe politikan i ri shqiptarozviceran…
By
4 Min Read
Shuhen tri sajtet më të mëdha për aplikacionet pirate Android
Tri web repozitoriumet më të popullarizuara të Android-aplikacioneve të piratizuara, Appbucket, Snappzmarket dhe Applanet, janë…
By
1 Min Read
