(Video) Digjen 12 pacientë në një spital të Tajvanit

0
136

Zjarri që shpërtheu mëngjesin e së martës në një spital në jug të Tajvanit i kushtoi jetën 12 pacientëve e lëndoi të paktën 60 të tjerë. Flaket nga pavijoni i të moshuarve e u përhapën më pas edhe në pjesën tjetër të ndërtesës. Sipas zyrtarëve lokalë, viktimat vdiqën të asfiksuar nga tymi. Të lënduarit po trajtohen në disa spitale të ndryshme. Shkaqet e zjarrit masiv, të nisur në katin e dytë të godinës, nuk janë zbardhur ende. Pavijoni i të moshuarve ka më shume se 100 pacientë, shumica e të cilëve nuk lëvizin dot nga shtrati. 163 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje vetëm 10 minuta pas shpërthimit të zjarrit dhe arritën t’i shuajnë flaket për 45 minuta. Por përpjekjet e tyre nuk mundën megjithatë të shpëtonin jetët e 12 pacientëve, viktima të fatkeqësisë, transmeton TCH. Ky konsiderohet një prej zjarreve më vdekjeprurëse në një spital tajvanez dhe një prej episodeve më të rënda të këtij lloji të regjistruara në ishull prej vitesh të tëra. Kryeministri Sean Chen i përcolli ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe kërkoi nga organet hetimore zbardhjen sa më parë të rrethanave të incidentit. /Tg/kohaislame