Ngjyra e pjeshkës në interier

Mobiljet me ngjyrë pjeshke për dhomën e gjumit duhet të jenë të një ngjyre të çelur. Në këtë rast mobiljet do të kenë të njëjtin efekt siç ka edhe ngjyra e kuqe e çelur. 
 
Kjo ngjyrë do ti japë shumë jetë sallonit tuaj dhe atë mund ta aplikoni si në mobilje por edhe në mure e aksesorë. Për të krijuar një lloj neutralizimi këshillohet kombinimi me ngjyra më të lehta: si bezha e hapur,e bardha, bluja dhegrija. 
 
Por për ta vënë edhe më në pah tonalitetin e pjeshkës, rekomandohet alternimi me ngjyrën e zezë dhe kafen. 
 
Gjithashtu mund të ekperimentoni duke kombinuar me nuanca të tjera të së njëjtës familje: e verdhë, portokalli e errët, ngjyrë pjeshke e hapur etj.. 
 
Dhoma e gjumit
 
Edhe në dhomën e gjumit ngjyra e pjeshkës shkon dhe do ti japi tepër ngrohtësi ambjentit tuaj. Duke qënë se dhoma e gjumit duhet të jetë relaksuese, nuk këshillohet kombinimi me ngjyra të errëta, por me tonalitete të hapura si: e verdhë, e bardhë, bezhë dhe kafe e hapur. 
 
Dhoma e gatimit
 
Përdorimi i ngjyrës së pjeshkës në kuzhinë ndikon në pasjen e një humori të mirë dhe në rritjen e oreksit. Kombinimi këtë mund të jetë ideal me tonalitet e të bardhës, panës, me të verdhën, me blunë apo  jeshilen e hapur si dhe me nuancat metalizzato të hapura, të cilat mund të aplikohen dhe kombinohen si në mure ashtu edhe në mobilje.  
Artikulli paraprakUshtari i FSK-së ia fal xhenazën ish kolegut
Artikulli vijuesPrishtinë: Organizata fundamentaliste të krishtera vazhdojnë pa pengesë shpërndarjen e librave fetarë