Ngrënia e çokollatës shmang sëmundjen e zemrës

Ngrënia e çokollatës shmang sëmundjen e zemrës, ka zbuluar një studim i ri në Angli në të cilin morën pjesë rreth 20 mijë të rritur.
 
Në studimin e realizuar nga “Harvardh Health Blog” të anketuarit u përgjigjën në pyetje se sa hanë çokollatë dhe rezultati nxori se personat që e konsumojnë më shumë, kanë më pak probleme me zemër, transmeton koha.net.
“Te personat që janë konsumues të mëdhenj të çokollatës, 12 për qind prej tyre kanë pasur probleme ose kanë vdekur nga sëmundja e zemrës, derisa këtë sëmundje e kishin 17.4 për qind e njerëzve që thanë s’e nuk e hanë çokollatën”, ka thënë Howard LeWine, nga grupi studiues.
 
Sipas autorit tjetër, Phyo Mint nga Universiteti i Aberdeenit, ky rezultat është shumë befasues.
 
Si pjesë e analizës, konsumuesit e çokollatës u ndanë në disa grupe, në bazë të asaj se sa hanë brenda një kohe të caktuar.
 
“Grupi me përfitimet më të mëdha ishte grupi me personat që hanin 16 deri në 100 gramë çokollatë në ditë”, ka njoftuar Myint.
 
Kjo ndërlidhje, sipas studiuesve, mund të jetë e rastësishme, por ata kanë në plan të krijojnë kapsula për të vërtetuar studimin.kohaislame
Artikulli paraprakQeveria synon t’i marrë 200 milionë euro të AKP-së pasi që ta shuajë këtë institucion
Artikulli vijuesGodet WikiLeaks: Gati janë mbi gjysmë milion dokumente sekrete