10 shenjat paralajmëruese të kancerit

Kanceri është një sëmundje e rrezikshme, në shumicën e rasteve njerëzit e zbulojnë fare rastësisht se vuajnë nga kjo sëmundje dhe janë të pakta, fatkeqësisht, rastet kur kapet në kohë. Dhjetë shenja që tregojnë se mund të jeni të prekur nga kanceri.
Kjo renditje është bërë nga shkencëtarët. Nëse keni më shumë se një prej këtyre shenjave e keni të domosdoshme një vizitë te mjeku.
1-Një plagë që nuk shërohet, nëse është në pjesën e gojës mund të tregojë për një kancer të gojës.
2-Një ndryshim në pamjen e një nishani, tregon se vuani nga kanceri i lëkurës ose ndryshe i njohur edhe si melanoma.
3-Gjakrrjedhje të vazhdueshme, mund të tregojë kancer të zorrëve, kancer të qafës apo kancer të mitrës.
4-Humbje peshe e pashpjegueshme, mund të tregojë tipa të ndryshëm kanceri.
5-Dhimbje të pashpjegueshe në vende të ndryshme të trupti, mund të tregojnë llojë të ndryshme kanceri.
6-Vështirësi në gëlltitje, mund të tregojë kancer të ezofagut.
7-Një gungë e pashpjegueshme, mund të tregojë forma të ndryshme kanceri.
8-Një ndryshim i shpejtë në zakonet e zorrëve, mund të tregojë për një kancer zorrësh.
9-Kollë e përsëritur ose një zë i ngjirur për një kohë të gjatë, mund të tregojë kancer të fytit.
10-Ndryshime të theksuara në fshikëz, mund të tregojë kancerin e prostatës ose të fshikëzës.
Artikulli paraprakShkencëtarët amerikanë, menopauza mund të zgjasë mbi 14 vite
Artikulli vijuesPamjet e ISIS duke ua prerë kokat të krishterëve janë të montuara!?