Nigeri, masakrohen 20 studentë

0
133

Të paktën 20 studentë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur në Mubi, në veri-lindje të Nigerisë, ka bërë të ditur një burim policor për BBC.

Sulmi ka ndodhur në një konvikt studentësh jo shumë larg Fakultetit Federal Politeknik, ka saktësuar burimi.

Ndërsa një pedagog ka thënë po për rrjetin informativ britanik se numri i studentëve të vrarë është 40, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Lajmi për vrasjet vjen pak ditë pas një operacioni masiv që u krye kundër grupit militant Boko Haram në këtë qytet.

Pedagogu, që preferoi të ruante anonimatin, tha se studentëve u ishte kërkuar të thoshin emrin e tyre pasi ishin rreshtuar nën kërcënimin e armëve.

Ai tha gjithashtu se ende nuk dihet përse disa u vranë dhe përse disa të tjerë u kursyen. “Disa prej të vrarëve ishin myslimanë. Tani të gjithë janë të frikësuar dhe po rrijnë të mbyllur në dhomat e tyre”, u shpreh arsimtari.

Ai shtoi se studentët tani po largohen nga qyteti dhe kanë vendosur degë peme mbi makinat e tyre, simboli tradicional i neutralitetit në Nigeri. /tch/kohaislame