Nikolliq takohet me Putinin

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin, më 11 shtator do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili me ftesë të homologut rus do të zhvillojë një vizitë pune në Rusi.

Sipas një njoftimi të Kremlinit, gjatë biseidmeve do të diskutohen temat mbi raportet dypalëshe në të gjitha drejtimet.

Në njoftim kujtohet se Rusia është një nga partnerët kryesore tregtarë në Serbi dhe se qarkullimi i mallrave mes dy vendeve në vitin 2011 ka qenë në vlerë prej mbi 2 miliardë dollarësh, që paraqet një rritje prej 42.5 për qind, krahasuar me vitin 2010.

Nikolliq ka qëndruar në Rusi, me t’u zgjedhur president i Serbisë, por, ende pa u inauguruar zyrtarisht.

Ai më herët ka paraqitur qëndrime pro-moskovite dhe kundër Bashkimit Evropian, por, pas ardhjes në pushtet, thotë se pritoritet i Serbisë është integrimi në BE. /rel/kohaislame

Artikulli paraprakVAZHDOJNË SULMET E FORCAVE TË ESADIT NË SIRI
Artikulli vijuesHetimet mbi vdekjen e Arafat