NIS HETIMI NDAJ KOMPANIVE TË MITT ROMNEY

Firmat private, themelues i së cilave është kandidati për President i SHBA-ve Mitt Romney mund të jenë pjesë e një hetimi për evazion fiskal. Lajmi është publikuar sot nga gazeta “Nju Jork Times”.

Hetimi do të kryhet nga prokurori i Nju Jorkut Eric Schneiderman. Objekti i hetimit janë disa kompani të mëdha, mes të cilave dhe “Bain Capital”, themelues i të cilës është Romney . Ende nuk dihen detajet e hetimi dhe pikat ku do të fokusohen, por sipas hetuesve ka pagesa mjaft të majme të këtye kompanive, të cilat nuk justifikohen.

Vendimi vjen në kulmin e fushatës presidenciale në SHBA. Kandidati Romny ka pasur ditët e fundit një ngjitje në sondazhe dhe për herë të parë ka kaluar dhe presidenti aktual, Barak Obama.kohaislame

Artikulli paraprakGreqia nxjerr në shitje 30 ishujt më të mirë të saj
Artikulli vijuesA pranon ndryshim harta e Islamit?!