SHBA TË NDRYSHOJË QASJEN NDAJ BOTËS ARABE

Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndryshojnë qasjen ndaj botës arabe, në mënyrë që të riparojnë marrëdhëniet dhe të rivendosin aleancë me vendin e tij.

Morsi, i cili do të udhëtojë për në Nju Jork të dielën, për të marrë pjesë në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha në një intervistë për “The New York Times” se “administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë blerë kryesisht me paratë e taksapaguesve amerikane, antipatinë, nëse jo urrejtjen e popujve të rajonit”.

Gazeta tha se ai i referohej mbështetjes amerikane për qeveritë diktatoriale dhe mbështetjen e pakushtëzuar të Uashingtonit për Izraelin, shkruan REL.

Morsi e lavdëroi presidentin Barak Obama që ka lëvizur “me vendosmëri dhe shpejt” në mbështetjen e revolucioneve të “Pranverës Arabe”, por ai gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen e palestinezëve, të cilët ende nuk e kanë shtetin e tyre.kohaislame

Artikulli paraprakVRITET NJË DEPUTET SOMALEZ
Artikulli vijuesIzraeli s'pranon ndryshim të traktatit të paqes me Egjipitin