Nis lotaria amerikane: Ja si mund të aplikoni

Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar udhëzimet për lotarinë amerikane, e cila nis nga dita e sotme.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2017 duhet të kryhet në mënyrë elektronike në: www.dvlottery.state.gov midis mesditës, Orës Ditore Lindore (EDT) (GMT-4), e enjte, 1 tetor 2015, dhe mesditës, Orës Standarte Lindore (EST) (GMT-5), e martë, 3 nëntor 2015. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen,” thuhet në njoftim.

Për të lexuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe udhëzimet mbi mënyrën e aplikimit, kliko:

http://photos.state.gov/libraries/albania/388734/documents/dv2017alb_001.pdf

Artikulli paraprakIlir Meta: Mos e përdorni më Doshin e Priftin për falsifikime
Artikulli vijuesBerisha: CEZ – DIA janë në lojë 135 milionë euro