Mjaft të ashpër dhe të ndikuar nga faktore të tjerë i është komentuar vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 9-të pandehurit e akuzuar se kanë rekrutuar luftetarë për në Siri. Eksperti për sigurinë publike Fabian Zhilla në një interviste per Ora News thotë se dënimi është më i rëndë se në vendet e rajonit për raste të ngjashme. Ndërsa ish kreu i Shërbimit Informative Fatos Klosi e komenton si një vendim të ndikuar ndoshta nga shtete të tjera më shumë sesa nga provat.
Eksperti për sigurinë publike Fabian Zhilla, e ka cilësuar si mjafte të ashpër dënimin e një dite me parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili dënoi me 126 vite burg – të pandehurit e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për në Siri, madje sipas tij ky është vendimi me i rëndë i kësaj natyre i dhënë për vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën.
Fabjan Zhilla, ekspert për sigurinë publike: Janë vendime që do të thosha shumë të ashpëra. Një rast i ngjashëm në Kosobë dënimi maksimal ka qenë 4 vjet, kurse tek ne është 17 vjet.
Duke komentuar provat, me të cilat gjykata ka dënuar të pandehurit, Zhilla thotë se shpreson që i njëjti standart të përdoret edhe në çështje të tjera të korrupsionit, që gjykohen në këtë gjykatë.
Fabjan Zhilla, ekspert për sigurinë publike: Është një rast shpresëdhënës që Gjykata e Krimeve të Rënda do aplikojë të njëjtat standard të cilat lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ndërsa në lidhje me orën e vonë të shpalljes se vendimit Zhilla,thotë se kjo ka ndodhur edhe me parë por ne rastin konkret ndoshta mund të jetë zgjedhur nga gjyqtarët për arsye sigurie.
Fabjan Zhilla, ekspert për sigurinë publike: Nuk mendoj se është një pikë pozitive e gjykatës duke pasur parasysh që gjykata duhet të jetë transparente dhe e hapur me publikun në raste që janë sensitive dhe të gjithë ne jemi të interesuar.
Edhe nga ish kreu i Shërbimit Informative Shteteror Fatos Klosi e ka komentuar si mjafte të ashper dënimin e dhënë. I kontaktuar nga Ora News Klosi ka deklaruar se nuk e ka ndjekur procesin, por mendon se më shumë se provat për t’i dënuar të akuzuarit ndoshta janë marre parasysh kërkesat e shteteve të tjera pasi sipas tij Shqiperia nuk është një vend ekspozuar ndaj këtij fenomeni.
Ndersa ish kreu i Komitetit të Kulteve Ilir Kulla e ka bërë reagimin e tij në FB.
“126 vjet për 9 shtetas. Pres ta lexoj vendimin e gjykates por deri tani vjen era dënim me prapavijë politike dhe agjitacion dhe propagande, një dënim që jepet për 1 orë në 8 të darkes, në erresire të kujtohen kohet e errëta të ketij vendi. Lus Zotin të jem gabim se në qofsha jogabim ky vendim i sotmi do të jetë fillimi i një periudhe të errët përçarje ndasish në kohe realisht të veshtira për botën dhe Shqiperinë” shkruan Kulla
Vendimi ende nuk është zbardhur nga gjykata , po pavarësisht kësaj avokatët e tre të pandehurve që pranuan mbrojtje , thanë se do ta apelojne duke përdorur si argument shtesë edhe faktin që është dhënë jashtë orarit zyrtar. Ndërkohë burime nga gjykata thonë se ky orar u zgjodh pasi nga të pandehurit nuk pati kërkesë për shtyrje.
/Oranews.tv/
You Might also Like
13 Çrregullime të shkaktuara nga mungesa e ujit
Shumica e njerëzve nuk mendojnë se duhet të shqetësohen për dehidratimin. Për ta, dehidratimi është…
By
Redaksia
4 Min Read
Çfarë shkruante Miroljub Jevtić – Babai i Kombit Serb për Islamin e shqiptarëve?
Miroljub Jevtic - Babai i Kombit Serb shkruan kështu ne librin e tij Islam i…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – Akuzat ndaj djemve me mjekrra
Mjekrra, 300 euro shamia, Mënyrat e faljes së Namazit jan ca tema që hoxhë Bekir Halimi…
By
Redaksia
1 Min Read
Aftësitë e Hamasit mund të frenojnë Izraelin
Derisa Izraeli dhe Hamasi kanë intensifikuar luftimet, milicia islamike duket qartë se është më e…
By
Redaksia
4 Min Read
HOLLANDE: DO TË TËRHEQ USHTARËT FRANCEZË NGA AFGANISTANI NË RAST FITOREJE
Në debatin e mbrëmshëm televiziv mes presidentit aktual francez, Nicolas Sarkozy dhe kandidatit socialist për…
By
Redaksia
1 Min Read
Eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein vizitë në Shqipëri
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian, eurodeputeti David McAllister dhe eurodeputeti…
By
Redaksia
2 Min Read
