Presidentja Jahjaga emëroi 13 gjyqtarë të rinj

0
138

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka propozuar Presidentes së vendit, Atifete Jahjaga 13 gjyqtarë për emërim. Kandidatët janë emëruar në këto gjykata: Në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatën Komunale në Podujevë, Gjykatën Komunale në Lipjan, Gjykatën Komunale në Drenas, Gjykatën Komunale në Kaçanik dhe në degën e Gjykatës Komunale të Ferizajt në Shtërpcë.

Pas këtij propozimi nga KGJK-ja, presidentja Jahjaga sot ka emëruar këta gjyqtarë:

Çerim Fazliji, Behxhet Muçiqi, Fikri Shishko dhe Hysni Gashi, që të gjithë gjyqtarë në Panelin Gjykues të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, pastaj Bujar Muzaqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Gazmend Bahtiri, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Minir Hoti, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Elife Uka, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Lipjan, Avdi Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Drenas, Skender Zariqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Drenas, Shabi Idrizi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kaçanik, Zajrete Muhaxheri, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Kaçanik, Adem Shabani, gjyqtar në degën e gjykatës Komunale të Ferizajt, dega në Shtërpcë.

Sipas komunikatës së KGJK-së, të gjithë këta gjyqtarë bënë sot betimin para presidentes Jahjaga, e ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Muharrem Shala.koha/kohaislame