Olgerta njera nga vajzat e Forumit Rinor te LDE ne Shqiperi u eshte drejtuar miqve te saj per ndihme per Anxhelen. Olgerta e njeh Anxhelen dhe semundja e shoqes se saj, e ka prekur pamase. E re dhe e pafuqishme per ta ndihmuar drejtperdrejte, Olgerta u kerkoi ndihme kolegeve dhe miqve te saj ne Ekipin Drejtues te Forumit Rinor te LDE. Menjehere sapo Olgerta e ndau brengen e shqetesimin e saj, i gjithe Ekipi i Forumit Rinor te LDE vendosi te ndermare nje nisme per te gjetur ndihme e mbeshtetje nepermjet nje fushate sensibilizuese neper Universitete e Fakultete Publike dhe Private, si edhe ne rrjetet sociale per Anxhela Beqaj. Menjehere pas thirrjes qe bene te rinjte e Forumit Rinor te LDE ne faceook, kjo thirrje ka mare permasa te jashtezakonshme. Mbi 500 mije shqiptare jane sensibilizuar brenda pak oreve vetem nepermjet rrjeteve sociale.
Te rinjte e LDE jane duke shkuar edhe neper Fakultete dhe Universitete duke kerkuar mbeshtetjen e studenteve dhe pedagogeve per te ndihmuar dhe mbeshtetur Anxhelen.
Ja edhe thirja qe kane bere ne rrjetet sociale te rinjte e LDE.
Jeta e Anxhelas ne duart tona!
Prej dites se sotme, Forumi Rinor LDE ( Partia per Liri Demokraci dhe Etike) , ka nisur aksionin per mbledhjen e shumes monetare qe duhet per te shpetuar Anxhela Beqaj , e cila ka kater vjet qe lufton me nje semundje te rende dhe ne keto momente ajo ndodhet ne rrezik per jeten, pasi semundja vrasese i kapur trurin.
Anxhela eshte nje 20 vjecare qe sapo ka filluar jeten dhe qe endrrat e saj nuk mund te priten padrejtesisht!
Ajo dhe familja e saj po luftojne qe semundja vrasese mos ta shuaj rinine e saj, por pamundesia ekonomike eshte nje pengese qe po e shuan Anxhelen pak e nga pak….
A duhet ta leme ne te rinjte Anxhelen te na i mare qielli?!
Jo ! Ajo duhet te qendroje ketu me ne dhe te vazhdoje rrugetimin e endrrave te saj.
Duke kontribuar te gjithe me aq sa mundemi, ne mund ta shpetojme Anxhelen: JETA DHE ENDRRAT E SAJ NE DUART TONA, NDAJ NE TE RINJTE E LDE qe nga sot do te jemi ne krye te ketij aksioni, do te trokasim Kudo, ne cdo institucion Universitar, Qeverises, Shkolle, Ndermarje… por mbi te gjitha do te trokasim ne zemrat tuaja!
Shpetoje Anxhelen, sikur te jete bija, motra, shoqja juaj!
Kush ka mundesi e deshire qe ta ndihmoje Anxhelen, ketu eshte edhe nr i llogarise qe ka hapur familja e saj: IBAN AL45 2022 7001 0000 0000 0105 8354
Nr i tel i mamase se Anxheles eshte: +30 699 6894151