Aeroplani është rrëzuar në një hapësirë të zbrazët në rajonin e qytetit Juregir, me siguri si rezultat i një gabimi teknik.
Droni ka fluturuar nga baza Inxhirlik, të cilën Turqia e siguron për nevojat e fushatës ajrore kundër xhihadistëve në Siri dhe irak.
Në vendin e fatkeqësisë ka ardhur një ekip ushtarak nga baza Inxhirlik, si dhe policia.
“NTV” përkujton në incidentin e njëjtë me aeroplanin amerikan pa pilot, i cili për shkak të një defekti në motor është rrëzuar në qarkun Hataj më 20 tetor.