Turqi, nis gjyqi ndaj 4 komandove izraelitë

9 aktivistë turq ndërruan jetë, kur komandot izraelitë u ngjitën në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u përpoq të thyente bllokadën detare të Izraelit në rripin e Gazës.

Mësymja e anijes solli një përçarje të madhe në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit. Nëse 4 komandot shpallen fajtor, gjykata do të lëshojë një mandat arresti për ta.

“Mavi Marmara” kishte mbi të 600 aktiviste pro-palestinezë dhe po kalonte përmes rripit të Gazës, kur u pengua nga marina izraelite në ujra ndërkombëtare, në maj 2010.

Izraeli këmbëngull se komandot e saj vepruan për vetëmbrojtje, pasi u sulmuan nga aktivistët turq mbi anije.

Ndërsa pas hetimit që është bërë, u tha se vendimi i Izraelit për t’u ngjitur në anije dhe përdorimi i një force të konsiderueshme ishte “i tepërt dhe i paarsyeshëm”.

Në maj, prokurorët turq akuzuan 4 komandot izraelitë të dalë në pension. Mes akuzave janë “nxitja e vrasjeve mizore apo torturimi”. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakMicrosoft’i heq Windows Live Messenger, fut Skype-in
Artikulli vijuesMoskë, xhami me kapacitet për 50.000 besimtarë