Shoferi HERO

Ky është, Saijad Shariff, 41 vjeçar, shofer autobusi në Londër i cili është shpallur HERO sot atje pasi që kishte shpëtuar një grua shtatzënë në prag të lindjes.

44 vjeçarja Fatim Faye e cila priste që të lindte në çdo moment e kishte pritur për 1 orë e 15 minuta ambulanten që të shkoj te shpija e saj e cila nuk kishte shkuar me kohë.

Kështu ajo kishte dalë vet në rrugë për të gjetur një taksi mirëpo e tëra që kishte parë para vetes ishte një autobus.

“Ajo erdhi tek unë dhe më tha vetëm “foshnja” dhe “spitali” dhe po merrte frymë me shpejtësi”, rrëfen Sharif.

Në atë moment shoferi i autobusit e kishte lënë anash të gjithë pasagjerët e tij duke i dhënë përparësi gruas të cilën e ka dërguar deri para spitalit. Pak qaste më vonë ajo lindi një vajzë e cila është në gjendje të mirë shëndetësore. — in London, United Kingdom./ajm

Artikulli paraprakMali i Zi refuzon kërkesën ruse për një bazë ushtarake në Tivar
Artikulli vijuesCameron i ashpër: Kufizoni lëvizjen e lirë për Shqipërinë