Një Diskutim për Hixhabin
‘’Jam shumë e lodhur’’
‘’E lodhur nga çka?’’
‘’Nga gjykimi i gjithë njerëzve’’
‘’Kush të ka gjykuar?’’
‘’Si ajo gruaja,çdo herë që ulem me të,ajo më tregon që duhet të veshi hixhabin.’’
‘’Oh, hixhabi dhe muzika! Nëna e të gjitha temave!’’
“Po! Unë dëgjoj muzikë pa hixhab. hahah!
‘’Ndoshta ajo ishte vetëm duke të këshilluar .’’
‘’Nuk kam nevojë për këshillat e saja. Unë e njoh fenë. A nuk mund ta shikoj ajo punën e saj?’’
‘’Ndoshta e ke keqkuptua. Ajo vetëm po tregohej e mirë me ty.’
‘’Po të mos më përzihej në punët e mia, kjo do të ishte mirë…’’
‘’Por, a është detyra e saj që të të nxis për të bërë punë të mira.’’
‘’Më beso. Ajo nuk ishte duke më nxitur. Dhe çka kupton ti me ,,mirë’’?
‘’Mirë, të veshësh hixhab ,kjo do të ishte punë e mirë për tu bërë’’
‘’Kush thotë?’’
‘’Kjo është në Kur’an, apo jo?’’
‘’Po, ajo më përmend diçka për këtë’’
‘’Ajo më tha në suren Nur, dhe në vende tjera në Kur’an.’’
‘’Po,sidoqoftë ajo nuk është mëkat i madh.Ti ndihmosh njerëzve dhe ti falësh njerëzit është më e rëndësishme’’
‘’E vërtetë. Por këto gjëra e mëdha fillojnë me gjëra të vogla’’
‘’Ky është një argument i mirë, por ajo se çka ti vesh nuk është me rëndësi. Ajo që është e rëndësishme është zemra e shëndosh’’
‘’Ajo çka vesh nuk është me rëndësi?’’
‘’Kjo është ajo çka thash ?’’
‘’Atëherë pse ti shpenzon një orë çdo mëngjes duke u rregulluar ?’’
‘’Çka donë të thuash?’’Ti shpenzon pra në kozmetikë,të mos i përmendim tërë kohën që shpenzon duke rregulluar flokët e tu dhe dietat.’’
‘’Kështu që?’’
‘’Kështu që dukja e jote është e rëndësishme.’’
‘’Jo. Unë tash se të veshurit e hixhabit nuk është kusht i rëndësishëm në fe’’.
‘’Nëse nuk është kusht i rëndësishëm pse është përmendur në Kur’anin e Shenjtë ?’’
‘’Ti e di unë nuk mund të të përcjell gjithçka që është në Kur’an’’.
‘’Dëshiron të thuash se Zoti ju tregon se diçka duhet të veprosh, ju nuk i nënshtroheni dhe pastaj është NË RREGULL ?’’
‘’Po. Allahu është falës’’.
‘’Allahu është falës për ta që pendohen dhe nuk i përsërisin gabimet e tyre’’
“Kush thotë?”
“Thotë libri i njëjtë i cili të tregon që të mbulohesh .“
“Por unë nuk e dua hixhabin, ai ma kufizon lirinë time”
“Por losionet e buzëkuqat, maskarat dhe kozmetikët e tjera të bëjnë të lirë. Cili është definicioni i lirisë pra?’’
“Liria është të bësh çka do që dëshiron të bësh’’
“Jo. Liria është në të bërit sendin e drejtë, jo në të bërit çfarëdo që ne dëshirojmë të bëjmë’’.
“Shiko ! Unë kam parë aq shumë femra që nuk veshin hixhabe dhe janë njerëz të mirë, dhe shumë që veshin hixhab dhe janë njerëz të këqinj.’’
“Pra çka? Janë disa njerëz që janë të mirë për ty por janë alkoolistë. A duhet pra ne të gjithë të jemi alkoolistë? Ti bëre një argument të marrë’’
‘’Unë nuk dua të jem një ekstremiste ose një fanatike. Unë jam në rregull në mënyrën si jam pa hixhab.”
“Pra ti je një fanatike laike. Një ekstremiste në mosnënshtrim ndaj Allahut’’
“Ti nuk po më kupton, nëse unë veshi hixhab, kush do të martohet me mua?!
“Pra gjithë ato femra me hixhabe kurrë nuk martohen?”
“Në rregull ! Çka nëse unë martohem dhe burri im nuk dëshiron hixhabin. Dhe do që unë të heq atë?”
“Çka nëse burri yt do që ti shkosh me të në një plaçkitje të bankës?!”
“Kjo është marrëzi, plaçkitja e bankës është krim”
“Mos nënshtrimi ndaj Allahut nuk është krim?”
“Pastaj kush do të më punësoj mua?
“Një kompani që respekton njerëzit ashtu siç janë.”
“Jo pas 11 shtatorit”
“Po. Pas 11 shtatorit. A nuk e ke dëgjuar për hamanin e cila sapo hyri në shkollës të mjekisë? Dhe në anën tjetër, si ishte emri i saj, vajza e cila gjithmonë ka veshur hixhab. ummm”
“Jasmina?”
“Po, Jasmina. Ajo sapo ka përfunduar MBA dhe tash ka hyr në GE(titujt të shkollimit)”
“Pse e redukton fenë në një pjesë te rrobave sidoqoftë”
“Pse e redukton natyrën femërore në ngjyra të buzëkuqve”
“Nuk iu përgjigje pyetjes sime?”
“Në të vërtetë iu përgjigja. Hixhabi nuk është vetëm një pjesë e pelhurës. Ajo është nënshtrim ndaj Allahut në ambiente të vështira. Ajo është guxim, besim në veprim dhe femëri e vërtetë. Por këmisha e shkurtër dhe pantallonat e ngushta?’’
“Ajo quhet ‘modë’, ti jeton në shpellë a ku?”
“Para së gjithash , hixhabi u krijua nga meshkujt të cilët deshën të kontrollojnë gruan”.
“Vërtetë? Nuk e paskam dit se meshkujt mund të kontrollojnë femrat përmes hixhabit”
“Po pra ashtu është “
“Çka thua për femrën e cila u përlesh me burrin e saj për të veshur hixhab? Pastaj gratë në Francë të cilat janë të detyruar të heqin hixhabin nga meshkujt. Çka thua ti për këtë?”
“Po mirë, ajo është ndryshe “
“Çfarë ndryshimi? Gruaja e cila të këshilloi të veshësh hixhab. Ajo ishte grua apo jo?”
“E vërtetë, por…”
“Por modat që janë të dizajnuar dhe të ndihmuar nga dominimi – mashkullorë ju bëjnë të lirë?
Meshkujt nuk kanë kontroll mbi ekspozimin dhe duke i shfrytëzuar ato si miell?! Më jep një pushim!”
“Prit, lërma ta përfundoj, po flisja “.
“Duke thënë çka? A thua ti se meshkujt i kontrollojnë femrat përmes mbulesës?”
“Po “
“Saktësisht si?”
“Duke i treguar grave si dhe çka të veshësh, manekine! ”
“A nuk i tregojnë TV, revistat dhe filmat at çka të veshim, dhe sit të jesh tërheqëse? “
“Natyrisht, ajo është modë”.
“A nuk është kjo kontroll. Duke bërë presion mbi ju, atë që ata dëshirojnë që ti të veshësh? “
(Qetësi)
“Jo vetëm duke ju kontrolluar juve,por gjithashtu duke kontrolluar edhe tregun”
“Dua të them, juve ju thuhet të jeni të dobëta dhe anoreksive sikur ajo femra në faqen e parë të revistës, nga meshkujt që përpunojnë ato revista dhe i shesin ato produkte “.
“Unë nuk po të kuptoj. Çka ka lidhje hixhabi me prodhimet”
“Gjithçka ka të bëj me atë. A nuk e sheh? Hixhabi është kërcënim për konsumatorët, femra që shpenzojnë me bilionë dollar që të duken të dobëta dhe të jetojnë nga standardet e modës të dizajnuar (të përpunuara ) nga meshkujt –dhe këtu është Islami, duke thënë gjepura për gjithë marrëzitë dhe fokusohet në shpirtin tënd, jo në pamjen tënde, dhe nuk brengoset çka thonë meshkujt për pamjen tënde.”
“Ngjashëm si unë nuk duhet të blej hixhab? A nuk është hixhabi një produkt? “
“Po është. Eshtë një produkt që vendos lirinë për ty nga konsumimi i dominimit të meshkujve”.
“Mjaft më mbajte ligjëratë ! UNE NUK DO TE VESHI HIXHAB. Eshtë i pakëndshëm, i vjetruar, i dal jashtë mode, dhe tërësisht jo i përshtatshëm për këtë shoqëri …Veç kësaj unë jam vetëm 20 vjeçare dhe shumë e re për të veshur hixhab! “
“Mirë thuaja këtë Zotit tënd kur të ballafaqohesh me të Ditën e Gjykimit”
“Mirë “
(Qetësi)
“Mjaft më, hesht se unë nuk dua të dëgjoj më për hixhab, nikab, shmixhab, punxhab!”
(Qetësi)
Ajo u hutua me shikimin në pasqyrë, e lodhur nga arsyetimi i vetvetes tërë kohën. Mjaft suksesshëm, ajo arriti të shuaj zërat në kokën e saj, me mendimet e saja triumfuese në përmbajtje dhe me një vendim finali pranuar nga shoqëria e i refuzuar nga besimi: po përdredhjes dhe fenirimit të flokëve të thara, jo hixhabit.
Nga anglishtja: Mirsene Isufi