Një burim i sigurt për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal bënë të ditur për ditët se si i kalon Sami Ukshini-Komandant Sokoli në burgun e Manastirit.
Ai thotë se Sokoli është në qeli vet, pa asnjë shok apo ndonjë të burgosur tjetër. Sipas tij ish komandanti i UÇK-së, Sokoli është i mërzitur dhe mezi i kalon ditët në paraburgim për rastin e Kumanovës që ndodhi më 9 maj në Lagjen e Trimave ku 10 kosovar u vranë nga grupi i armatosur, ndërsa 8 polic nga pala maqedonase.
“Sokoli gati brenda 24 orëve, është i vetmuar në qelinë e burgut famkeq të Manastirit. Nuk ka të drejtë të komunikon me asnjë përvec gardianëve të burgut. Padyshim se është i mërzitur se koha nuk kalon pa shkëmbyer ndonjë bisedë me ndonjë person. Ushqimi dihet është i dobët nëpër burgje, por me rëndësi është se ata nuk maltretohen fizikisht nga askush”, thotë burimi.
Nga ana tjetër, Sokoli dhe kosovarët tjerë të burgosur, kanë të drejtën vetëm gjysmë ore gjatë ditës të dalin për të shëtitur në oborrin e burgut. E gjithë kjo bëhet me pranin e rojeve të burgut (gardianëve).
“Zakonisht Sokoli dhe kosovarët tjerë dalin të shëtisin vetëm gjysmë ore, edhe atë nga ora 08.00-08.30 e mëngjesit. Kuptohet me pranin vetëm të gardianëve maqedonas. Sokoli del me një gardian, po ashtu edhe të burgosurit tjerë. D.m.th vizita bëhet një nga një, një i burgosur me një gardian”, shprehet burimi.
Mirëpo të burgosurit kosovar assesi nuk guxojnë të takohen mes veti.
“Të paraburgusorit kosovarë gjatë shëtitjes gjysmë orëshe në oborrin e burgut mund të shihen nga largësia, por assesi nuk mund të takohen që të komunikojnë mes veti. Kjo është rreptësisht e ndaluar për ata”, thotë burimi për Zhurnal.
Ndryshe, sipas rregullores së burgut çdo i paraburgosur ka të drejtë që brenda 24 orëve të dalë të shëtisë plotë 2 orë, mirë kjo e drejtë ju merret kosovarëve.
Nga ana tjetër, në burgun e Manastirit momentalisht gjenden në paraburgim kosovarët, Sami Ukshini – Komandant Sokoli, Ardijan Bujari dhe Shefqet Hallaqi të cilët priten të gjykohen nga Gjykatat e Maqedonisë për rastin e Kumanovës që ndodhi më 9 maj.