Një i vdekur, dy të plagosur me armë

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Ferizaj, derisa shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri, ndërsa dy persona janë plagosur po ashtu mbrëmë me armë zjarri, njëri ka qëlluar veten ndërsa tjetri është lënduar nga plumbi qorr.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastet e ndara dhe ka bërë të ditur se gjatë natës festive ka pasur edhe gjashtë persona të lënduar si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike.

Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka deklaruar se gjatë natës së festes së vitit të ri (2012/2013), situata kryesisht ka qenë e qetë me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.

Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri dhe dëmtim prone po ashtu si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

“Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës se festes së vitit të ri janë raportuar dhjetë raste, ku si pasojë e tyre janë lënduar tetë persona, si dhe një rast incident zjarri ku si pasojë ka humbur jetën një person, rast ky i cili është duke u hetuar për shkaqet e zjarrit, e qe ende nuk mund të ndërlidhet me rastet e festës së vitit të ri”, ka deklaruar Kelani.

Krahasuar me festën e vitit të ri 2011/2012, në Policin e Kosovës janë raportuar më pak raste në festen e këtij viti 2012/2013 se sa vitin e kaluar, por mund të ketë edhe raste që nuk janë raportuar në Polici, por të janë adresuar drejt në qendrat mjekësore.kohaislame

Artikulli paraprakIrani përmes manovrave ushtarake, synon të përforcoje kapacitetin diplomatik
Artikulli vijuesEkonomitë e disa vendeve përfshi Kosovën, pritet të tkurren