Anton Quni: Vrasjet politike i ka bërë SHIK-’u i Kadri Veselit

0
102

Anton Quni ka kërkuar sqarime prej Kadri Veslelit për vrasjet e pasluftës. Ai e ka lidhur SHIK’un me PDK’në, ku udhëheqësit e kësaj organizate kanë hyrë në Partinë e Hashim Thaçit.

Deputeti i LDK’së, Anton Quni ka thënë se me dëshirë do të ballafaqohej me Kadri Veseli për të folur për vrasjet politike që kanë ndodhur pasluftës.

Ai ka thënë se për të gjitha vrasjet politike që kanë ndodhur pasluftës gishtri drejtohet ka SHIK’u i Kadri Veslelit.

“Ekziston një përceptim jopozitiv për SHIK’un. Shumë pista, apo kur ngritet cështja e vrasjeve misterioze shumë njerëz e drejtojnë gishtin kah SHIK’u. Më ketë cështje duhet të merren orgabet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Nënkryetari i PDK’së duhet të sqarojë vrasjet politike pasi Kadri Veseli ka udhëhequr një shërbim që ka pasur informacione.

”Kadri Veseil i ka borxh shumë kësaj shoqëria. Ai ka thënë se SHIK’u ka qenë i domosdoshëm për kauazën kombëtare. Por, ne s’e kemi asnjë argument, asnjë fakt, asnjë rezultat që kanë arritur strukturat e SHIK’ut”, ka shtuar ai.

Quni ka thënë se nuk e di nëse SHIK’u ka qenë nën PDK apo mbi këtë parti.

Ky deputet ka kërkuar sqarime se si ka funksionuar SHIK’u, kush e ka financuar, si ka përdor metodat e mbledhjes së informacione.

“SHIK’u nuk është krijuar në një klimë demokratike. Është krijuar në një klimë lufte”, ka shtuar ai ne Rubikon te KTV’se.

Quni ka thënë se funksionimi i SHIK’ut arysetohet vetëm deri te përfundimi i luftës, por jo edhe pas hyrjes së KFOR’it në Kosovë./GT