VV, kallëzim penal ndaj komandantëve dhe shefave të policisë

0
166

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Shtetit kallëzim penal ndaj disa personave në Policinë e Kosovës, për, siç kanë thënë ata, dhunën e përdorur ndaj protestuesve në protestën e 27 janarit.

Këtë dorëzim e kanë bërë sot deputetët e kësaj Lëvizje Albulena Haxhiu dhe Ilir Deda.

Që të dy thanë se në mesin e atyre që do ngritët kallëzim penal, ka edhe shefa dhe komandantë të policisë së Kosovës.