“Nëse nuk i pëlqeni aq shumë ato, bëni durim, sepse ndodh që ju ta urreni dicka dhe Allahu nëpërmjet saj të japë mirësi të shumta.” (Nisa, 19)
Kjo është një këshillë për burrat. Kështu, edhe nëse ndodh që t’i urrejnë gratë në ndonjë aspekt, duhet të bëjnë durim e të mos i divorcojnë ato, sepse mirësitë e këtij durimi janë të shumta. Së pari, kështu plotësohet porosia e Zotit për bashkëshortet e tyre, gjë e cila sjell lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Së dyti, duke detyruar veten që ta mbajnë gruan, ata luftojnë që të cilësohen me virtytet më të larta dhe që ta mbajnë gjallë çerdhen e tyre. Po ashtu, mund të ndodhë që urrejtja të largohet me kalimin e kohës dhe vendin e saj ta zërë dashuria, respekti, mëshira dhe ngrohtësia, sikurse ka ndodhur dhe ndodh shpesh. Ndoshta nga ajo grua Zoti mund t’u dhurojë një fëmijë të mirë, që të jetë shkaktar mirësish për dynjanë dhe ahiretin.
Megjithatë, nëse ndarja është e domosdoshme dhe nuk ka asnjë mundësi për ta mbajtur çerdhen të bashkuar, atëherë divorci është veprim i lejueshëm.”
[Tefsiru Sa’di, fq. 416]