Një komb që të kuptojë identitetin e fuqisë së tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për historinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar në një pritje me rastin e ditës së Rinisë dhe Sportit se: “Një komb që të kuptojë identitetin e fuqisë së tij, çlirimin dhe emancipimin e tij, ai duhet të jetë i vetëdijshëm për historinë e tij. Mos harroni se ata që nuk dinë se nga vijnë, ata nuk dinë dhe se ku do të shkojnë. Ata që harrojnë historinë e tyre janë të prirur që ti marrë era si një gjethe”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Erdoğan ka pritur në Pallatin Presidencial përfaqësuesit e rinisë të ardhur nga 81 qytete dhe në fjalimin e tij u shpreh se: “Ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta, me dëshirë të madhe e dashuri në këtë takim kuptimplotë në Kompleksin tonë Presidencial. Mes të rinjve të ardhur nga 81 qytete ndodhen edhe vëllezërit e mi të rinj të cilët përfaqësojnë Qipron Turke, si dhe vëllezërit tanë sportistë të cilët janë krenaria jonë ku me sukseset e tyre bëjnë që në të katër anët e botës të këndohet himni turk”.
 
Presidenti turk, më tej duke theksuar se mes të rinjve ndodhen edhe të rinjtë që janë me aftësi të kufizuara ai u shpreh se: “Unë në këtë ditë të  veçantë ju uroj mirëseardhjen të gjithëve në Kompleksin Presidencial i cili është shtëpia e të gjithëve, e juaja e të gjithë kombit, sepse kjo nuk është pronë private e imja. Normal që ka patur spekulime të ndryshme mbi këtë, por unë besoj se kjo rini do të bëjë më të mirën dhe është vendosur për të ndërtuar më të mirën e tyre dhe që këtej e tutje do të hedhin hapat e tyre për këtë”.
 
Erdoğan, i cili ka shpjeguar se 19 maji, dita e Rinisë dhe Sportit festohet me entuziazëm dhe gëzim nga 78 milionë persona anembanë ai u shpreh më tej se: “Një sërë aktivitetesh ka patur në vende të ndryshme të vendit tonë. Bashkë me të rinjtë e pranishëm këtu i uroj të gjithë të rinjve në të gjithë vendin gëzuar festën. Gjithashtu uroj mëshirën e Allahut për të gjithë dëshmorët trima që kanë rënë në luftërat për atdheun tonë”.
 
Presidenti Erdoğan, duke u shprehur se i uron përshëndetje, dashuri dhe respekt të gjithëve të rinjve në botë ai ka theksuar se “Javën e kaluar u ndodha në Shqipëri, për ceremoninë e restaurimit të xhamisë brenda në Kalanë e Prezës, ku në këtë ceremoni ne u bashkuam me afërsisht 7 mijë e 500 të rinj, të cilët nuk ishin të rinj të ardhur nga Turqia, por të rinjtë në Ballkan. Atje përjetuam një emocion të ndryshëm, ku ne u bashkuam me vëllezrit dhe bashkëfetarët tanë të ardhur nga qytete të ndryshme dhe vendet përreth. Ajo ndjenjë që përjetuam atje është e pamundur që të harrohet. Vërejta që zemrat tona ishin në të njëjtën gjuhë dhe unë jam shumë i lumtur që pata përballë këtë ndjenjë”.
 
Erdoğan, ka vazhduar më tej duke u shprehur: “Të rinj trima, të rinjtë fatkeq në Gaza, Ramallah, rinia në Jerusalem, rinia në Halep, Damask, Misrata dhe Mosul, dhe gjithashtu e përsëris edhe njëherë rinia në Ballkan e të rinjtë pasardhës të Fatihut në Shkup, Sanxhak dhe vëllezërit në Prizren dhe të gjithë të rinjtë në Afrikë, Azi dhe në Lindjen e Mesme ju përshëndes të gjithëve dhe ju dërgoj fjalët e mia më të përzemërta”.
 
 
Artikulli paraprakForcat Speciale në Gjermani, shtinë 109 herë tek i dyshuari (Video)
Artikulli vijuesÇavuşoğlu: Evropa duhet të adresojë shkaqet e radikalizmit