Një lutje ma e mirë se ari dhe argjendi

Transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Hibani dhe Hakimi, i cili e vlerëson si të saktë nga Shedad ibën Eusi, radijallahu anhu, i cili thotë:

Kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem, duke thënë:

((إذا كنـز الناس الذهب والفضة فاكنـزوا هؤلاء الكلمات: اللهم إني أسألك الثبات في الأمر، والعزيمة على الرشد، وأسألك شكر نعمتك، وحسن عبادتك، وأسألك قلبًا سليمًا، وأسألك لسانًا صادقًا، وأسألك من خير ما تعلم، وأعوذ بك من شر ما تعلم، وأستغفرك لما تعلم، إنك أنت علام الغيوب)).

“Kur njerëzit grumbullojnë ari dhe argjend ju grumbulloni këto fjalë:

“Allahu im, prej Teje kërkoj të më stabilizosh në këtë çështje (fe) dhe të më bësh të vendosur në udhëzim. Prej Teje kërkoj të më bësh prej atyre që i falënderojnë begatitë Tua dhe të adhurojnë mirë. Prej Teje kërkoj të më japësh zemër të shëndoshë dhe gjuhë që e thotë të vërtetën. Prej Teje kërkoj të më japësh nga të mirat që Ti i di dhe kërkoj strehim te Ti nga të këqijat që Ti i di dhe kërkoj falje prej Teje nga ato që Ti i di, sepse Ti je Ai që e di të fshehtën”. (shiko: “Es-Sahiha”, nr. 3228).

Pra, kjo lutje me këto fjalë është më e mirë për njeriun se posedimi i arit dhe argjendit, sepse janë prej veprave të mira dhe të përhershme, el-bakijatu es-salihatu, nga të cilat njeriu ka dobi në dynja e ahiret, kurse çdo gjë që është e kësaj natyre është më e mirë se sa ndonjë gjë nga e cila kemi dobi vetëm në dynja.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{الْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلاً} [الكهف: 46].

“Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira, që mbetën përherë, janë më mirë të shpërblyera te Zoti dhe janë shpresë më e mire”. (El-Kehf: 46).

Kjo që ua paraqes sot ishte ajo që vjela nga hulumtimi i kësaj dite në internet. Allahu na e bëftë shëndet dhe bereqet, në din dhe dynja! Amin!

Bekir Halimi

Artikulli paraprakGreku plagos me armë 28 emigrantë, punëtorë të tij
Artikulli vijuesShekullarizmi modern dhe rrënjët e tij