Një ndodhi e bukur nga Ibn Tejmije (Allahu e Meshirofte)
Ibën Nasiruddin e transmetoi thënien e Ebul-Mudhaffer Es-Sarmarit:
“Prej çështjeve mahnitëse të mësimit përmendësh në kohën tonë është shejkhu i Islamit Ebul-Abbas Ahmed bin AbdulHalim bin Tejmijjeh. Ai do ta shikonte një libër vetëm një herë dhe pas kësaj do t’i regjistrohej në mendje. Ai do të ishte në gjendje ta diskutonte atë pastaj, të transmetonte prej tij në shkrimet e tij me fjalë precize e me domethënie. Dhe prej gjërave më mahnitëse që kam dëgjuar për të është çfarë disa nga shokët e tij më kanë transmetuar.
Ata thanë që në fillim të punës së tij, kur ai ishte djalë i ri, babai i tij donte t’i dërgonte bijtë e tij për shëtitje në një kopsht. Ai i tha Ibën Tejmijjes,
“O Ahmed! Dil me vëllezërit e tu e çlodhu.”
Ai kërkoi falje për këtë, por babai i tij insistoi. I riu Ibën Tejmijjeh refuzoi fort duke thënë:
“Do të doja të më arsyetoje nga dalja jashtë.”
Babai i tij e la të qëndronte në shtëpi dhe shkoi me djemtë e tjerë. Ata e kaluan ditën në kopsht, dhe u kthyen në fund të ditës e babai i tij i tha:
“O Ahmed! I braktise vëllezërit tu sot! Dhe i hidhërove për shkak të mungesës tënde. Çfarë është kjo?”.
Ai u përgjigj:
“O baba! Sot e mësova përmendësh këtë libër”, duke e pasur për qëllim një libër që e kishte me vete.
Babai i tij u përgjigj:
“E ke mësuar përmendësh?!”
Duke mos e pranuar, i tronditur e i çuditur nga ajo që sapo i tregoi biri i tij, i tha:
“Ma lexo.”
Ai e bëri këtë. Ai me të vërtetë e kishte mësuar përmendësh gjithë librin. Babai i tij e mbajti dhe e puthi në mes të syve dhe i tha:
“O biri im! Mos i trego askujt për këtë që e ke bërë,” duke u frikësuar se mund ta kapte syri i keq.”
Marrë nga: Ibën AbdulHadi
El-‘Ukud ed-Durrijeh min Menakib shejkhil Islam Ibën Tejmijjeh,