Nuk ka nevojë për kampe të reja për emigrantët

Masat e reja që vendet europiane kanë marë për ndalimin e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve hapin shumë cështje të reja që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Është e mundëshme që Europa të kërkojë që Maqedonia të hap akoma kampe për emigrantët sic ka bërë Gjermania dhe Austria pasiqë shumica e vendeve të tjera europiane janë të mbyllura për emigrantët, njofton Zhurnal.

Emigrantët që kalojnë nëpër Maqedoni po mbahen më shumë se ata duan, mund të jetë shkelje e të drejtave elementare për lëvizje. Ideja për kampe të reja në vend deri më tani nuk është biseduar, thekson kështu Anastasija Ilieska sekretar shtetërorë në MPB. Ajo thekson se në vend për momentin nuk ka nevojë për kampe të reja.

‘’Për momentin në kufirin me Greqinë janë të vendosur polic nga Serbia, Kroacia, Slovenia dhe Hungaria  të cilët bashkë me policët e Maqedonisë bëjnë regjistrimin dhe mbikqyrjen e kufirit. Muajin tjetër pritet që aty të vijnë dhe polic nga Cekia dhe Sllovakia, transmeton Zhurnal.

Ilieska thotë se Austria dhe Gjermania me kohë kanë bërë ndarjene vendimeve për transit vendet e Ballkanit perendimorë dhe se Maqedonia lëshon emigrant që kanë dokumente për hyrje në vend dhe se destinacion kanë pikërisht Austrinë dhe Gjermaninë.

Artikulli paraprakVIDEO – Kta se kan nijet me ndru mendje
Artikulli vijuesJanë dhënë vërtetime për 1.404 migrantë