Një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur

Sipas BETA-s në spitalin e Mitrovicës janë dërguar një ushtar i KFOR-it dhe 3 serbë të plagosur.

Njëri nga të plagosurit është lëshuar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në spital.
Sipas kësaj agjencia, KFOR-i, ka lëshuar ekipet e ndihmës së shpejtë për te kaluar./indeksonline/kohaislame

KFOR duket se ka humbur të gjitha kontaktet me një ushtar të sajin gjatë një operacioni për heqjen e barrikadave në Rudarë, në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kosovare e Lajmeve Kosovapress, sipas të cilës dyshohet se ushtari në fjalë është rrëmbyer nga strukturat ilegale serbe që po përpiqen te mbrojnë barrikadën.
Po sipas kesaj agjencie, gjatë aksionit të sotëm janë dëgjuar të shtëna, ndërsa flitet edhe per të plagosur. Njësitë e KFOR-it janë përforcuar me trupa shtese, ndërsa në ndihmë të tyre janë dërguar edhe helikopterët.
Operacioni për heqjen e barrikadës në Rudarë ka nisur që herët në mëngjes me ndërhyrjen e ushtarëve amerikane, gjermane, portugeze dhe zviceranë./zhurnal/kohaislame


Artikulli paraprakLargimi i brengave
Artikulli vijuesEULEX redukton stafin