Largimi i brengave

Kur njeriun ta okupojë çmenduria nervore dhe kur zemra mbingarkohet me brenga, ai mund t’i largojë ato duke u angazhuar me ndonjë punë ose me shkencë të dobishme. Me këtë ze­mra do të lirohet nga mbingarkimi që e ka mu­nduar. Kjo ndoshta do t’i mundësojë njeriut të harrojë shkaqet që e kanë sjellur deri në atë bre­ngë dhe depresion, andaj do të gëzojë dhe do të motivohet për angazhime të reja. Kjo ka të bëjë me besimtarin dhe me të tjerët, mirëpo besimtari ka përparësi shkaku i imanit, sinqeritetit si dhe shpresës së tij në Allahun.

Tentimi i tij mbështetet në atë që të mësojë ose t’i mësojë të tjerët, të veprojë mirë ashtu siç duhet. Po qe se është synuar të jetë ibadet (adhurim), atëherë është ibadet, e nëse është për këtë dynja ose nga traditat, atëherë vlerësohet sipas nijetit (qëllimit) të sinqertë. Kur dikush dë­shiron të ndihmojë nga nënshtrueshmëria ndaj Allahut, subhanehu ve teala, ndihma e tij do të ketë efekt në largimin e brengës, depresionit dhe pikëllimit. Sa e sa njerëz kanë qenë në situata të vështira dhe të shqetësuar, gjë që ka qenë shkak për sëmundje të ndryshme, por kanë gjetur ilaç efikas, kanë harruar shkakun e shqetësimeve që i kanë sjellë në vështirësi ose kanë qenë të pre­o­ku­puar me punë interesante.

Sa jemi te zgjedhja e diçkaje që do të na pre­okuponte, duhet patur llogari që ajo të jetë punë të cilën e dëshiron shpirti, e nga ajo të dalë dobia e pritur, ndërsa Allahu e di më së miri.

Nëse dëshirojmë ta largojmë ankthin dhe shqetësimin që në tërësi ka okupuar mendjet tona, duhet t’u përkushtohemi obligimeve tona ditore, e me këtë do të ndalemi së menduari mbi problemet e së ardhmes. Pas kësaj do të mu­nde­mi të mbisundojmë ndjenjën e mëparshme të mër­zisë. Nga ky shkak, i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka kërkuar nga Allahu mbrojtje nga bre­nga dhe pikëllimi.

Njeriu pikëllohet për atë që është larguar përgjithmonë dhe nuk mund ta pranojë se ajo gjë ka ndodhur, dhe njëkohësisht është përplot bre­ngë dhe frikë para të ardhmes jo të sigurtë; pra­n­daj ai nuk mund të jetë tjetër pos rob i kohës së kaluar ose i të ardhmes, ai do të duhej të ko­nce­ntrohet në atë që ta përmirësojë gjendjen mo­me­ntale, ngase kur me zemër koncentrohet në të, atëherë vetja nxit në kryerjen e asaj pune. Kjo e disponon, ia largon brengën dhe pikëllimin, ndërsa Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, duke bërë dua (lutje) dhe duke e mësuar Ummetin e tij, e ka nxitur në kërkim të ndihmës nga Allahu, subhanehu ve teala, duke shpresuar që me këtë Allahu t’ia vlerësojë mundin dhe t’ia pranojë lutjen.

Njeriu bën mund që të braktisë atë për të cilën ka lutur Allahun që t’ia largojë. Në duanë e tij është lutja për sukses në qëllimin e tij, andaj lutja është e njëjtë si vepra, ndërsa mundi i in­ve­stuar i sjell njeriut dobi fetare dhe të kësaj bote. Ai kërkon nga Allahu ndihmë për atë punë, nga­se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ano nga ajo nga e cila do të kesh dobi, dhe kërko ndihmë nga Allahu, e mos u anko, e nëse të ndodh diçka mos thuaj: ‘Po të veproja kështu e ashtu do të ishte më ndryshe’, por thuaj: ‘Allahu ashtu ka ca­ktu­ar dhe Ai bën çka të dëshirojë’, ngase me të vërtetë fjala ‘po të…’ i hap dyert e shejtanit” (Muslimi).

Muhammedi alejhi selam ka sqaruar dallimin mes atij që çdo send e mbështet në veprimin dhe atij që të gjitha gjërat i vëzhgon përmes caktimit të Allahut – kada’ dhe kaderit, dhe i ndan gjërat në dy grupe. Të parat janë ato në të cilat njeriu mund të arrijë rezultate ose pjesë të atyre rezulteteve, ose mund të largojë ose të zbusë ndonjë vështirësi. Kjo shihet në te­n­timin që të investohet mund dhe të kërkohet ndihmë nga Zoti. Të dytët, janë gjërat të lidhura me ato në të cilat rezultatet e caktuara nuk mund të realizohen. Kjo njohuri i sjell njeriut qe­tësim, kënaqësi dhe e bën më të nënshtruar. Nuk ka dyshim se insistimi në këtë është bazë e një je­te të lumtur dhe largim nga mërzia dhe de­pre­si­oni.

Marrë nga libri “Këshilla të dobishme për një jetë të lumtur”, botuar nga Klubi Studentor/kohaislame

Artikulli paraprakElefanti i vogël që luan futboll (video)
Artikulli vijuesNjë ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur