Trupi i tij është ikona e fëmijëve të mbytur që udhëtojnë nga Siria. I veshur sikur një fëmijë i vogël Evropian, ai u gjet në det i vdekur në Mesdhe nga Turkia duke shkuar në Evropë.
Momentet e para kur doli trupi i tij i pajetë në breg, ishte një solidarizim i madh me dhimbjen për shkak se me të vërtet ajo digjte zemrën e gjallë.
Por figura e tij sot si duket është harruar dhe nuk kemi marrë asnjë mësim. Alani është reprezentues i të gjithë fëmijëve të mbytur që po tentonin të iknin nga terrori në Siri, ndërsa uji dhe deti u bë shtrati i tij.
Prapë ne pamë fëmijë tjetër që po vriten dhe ende nuk po marrim mësim. Lufta në vitin e 6të, ku miliona njerëz janë zhvendosur, që bënë shpërnguljen më të madhe që nga lufta e fundit në Evropë, apo edhe gjenocidi ndaj armenëve në vitin 1915.
E gjitha bota po pyet se ku mbeti humanizimi ynë dhe i liderëve tonë, që problemin e Sirisë nuk e zgjidhin? Edhe sa fëmijë duhet të vriten? Edhe sa të tjerëve duhet të ju trazohet jeta për të ndryshuar gjendja.
Alanin dhe të gjithë fëmijët e tjerë Zoti i mëshiroftë, ndërsa udhëheqësit e botës Zoti ua haptë mendjen për të vepruar para kësaj katastrofe vdekjeprurëse./KohaIslame